web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi për meshkujt: Mos i bëni këto gjëra me prezervativin pasi jeni në rrezik

19 Shtator 2018, 13:10, Lifestyle CNA

Prezervativi përdoret vetëm një herë! Edhe pse për shumicën mund të duket e çuditshme, ekzistojnë njerëz të cilët prezervativët i përdorin disa herë.

Qendra për kontrollin dhe ndalimin e sëmundjeve është detyruar ta bëjë publik këtë lajm dhe të bëjë një apel për të gjithë përdoruesit e prezervativëve.

Në çdo marrëdhënie që mund të keni duhen përdorur prezervativë të rinj dhe të papërdorur më parë.

Përdorimi i serishëm i prezervativit shton shanset që ai të çahet gjatë përdorimit të ardhshëm dhe nuk do të jetë i mirë për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Edhe pse ende na duket e pabesueshme, hulumtimet tregojnë që shumica e njerëzve e përdorin prezervativin ashtu siç nuk duhet.

75 për qind e meshkujve e hedh prezervativin para se të verifikojë nëse është çarë ose jo gjatë seksit.

Një gabim tjetër është edhe heqja e prezervativit shumë shpejt, apo vendosja e tij në mënyrë të gabuar duke mos lënë një hapësirë në fund.

Përdorni prezervativët në mënyrën e duhur. Sot mund t?i gjeni në të gjitha farmacitë dhe në marketet e furnizuara mirë. Nuk ka nevojë që një prezervativ ta përdorni disa herë.





Lajmet e fundit nga