Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një konferencë për mediat nga selia blu, ka sqaruar propozimin e tij për Vettingun në politikë.
Gjatë fjalës së tij Basha është shprehur se nuk do të ketë më trajtim special për politikanët, ndërsa shton se i gjithë procesi do të mbikëqyret nga ndërkombëtarët.
Më tej kreu i opozitës ka shtuar se propozimi i tij nuk pengon hetimin nga organet e drejtësisë.
Ndër të tjera kryeopozitari ka folur edhe një lidhje me lirimin e Ermal Hoxhës, i cili për Bashën ndodhi pasi nipi i diktatorit, nuk nxorri emrin e vëllait të Ramës, Olsi Rama.
Fjala e plotë e Bashës
Mirëdita të nderuara gazetarë, gazetare, punonjës të medias,
Të dashur bashkëqytetarë,
Në qendër të bashkëbisedimit të sotëm është çështja kryesore i aktualitetit politik, propozimi kushtetues i PD dhe aleatëve tanë për vettingun e politikanëve.
Kjo është java e fundit, ku sipas Rregullores së Kuvendit duhet të nisë shqyrtimi i nismës kushtetuese të deputetëve të opozitës për të amenduar Kushtetutën me qëllim që, njësoj si gjyqtarët, si prokurorët, madje njësoj edhe si policët dhe gardistët e thjeshtë, edhe politikanët e vendit t?i nënshtrohen procesit të vettingut.
Kjo nismë kushtetuese vjen në një kontekst dramatik sa i përket depërtimit të krimit në nivelet më të larta të qeverisjes, sa i përket bashkëqeverisjes me krimin, që do të thotë as më shumë dhe as më pak: vënien e kabinetit të Edi Ramës dhe Kuvendit, të kontrolluar nga ai, në funksion të aferave korruptive dhe kriminale. Nga njëra anë, kriminelët që duhet të jenë në burg, lirohen apo nuk ndiqen penalisht, nga ana tjetër, gjithë tenderat, licencat, lejet e ndërtimit, jepen në kundërshtim me ligjet e vendit tek një dorë banditësh, të cilët sot kanë depërtuar në ekonominë publike të vendit dhe në ekonominë private.
Kanë depërtuar që nga shtrimi i rrugëve në Tiranë, i autostradave dhe projekteve të tjera anembanë vendit, tek marrja e licencave minerale, lejet e ndërtimit dhe lojrave të fatit. Pra, krimi, pasi ka kapur politikën, ka kapur edhe ekonominë e shqiptarëve.
Jemi në kushtet, kur kemi Jurgis Çyrbjen, të provuar si anëtar të bandës kriminale të Emiliano Shullazit, që është përfshirë, mes të tjerave, në grabitjen dhe tjetërsimin e pronave, në aktivitete kriminale dhe ky (Çyrbja) nuk pëson asgjë, qëndron i patrazuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Kemi Fatmir Xhafën, të vërtetuar si njeriun që ndihmoi vëllanë e dënuar t?i fshihej drejtësisë italiane derisa e denoncoi opozita. Po kështu, e ndihmoi të vazhdonte aktivitetin e tij kriminal të trafikut të drogës, siç e denoncoi kolegu juaj përmes investigimit gazetaresk. Po kështu ndihmoi ortakët e tij, vëllezërit Murataj që, së bashku, me Agron Xhafën, të shtinin në dorë pothuajse 1/3-ën e lojrave të fatit të Shqipërisë për të pastruar paratë e pista të drogës.
Fatmir Xhafaj vazhdon të mbetet Ministër i Brendshëm, i vetmi Ministër i Brendshëm në Europë dhe në historinë e Europës me vëllain trafikant droge, i vetmi Ministër i Brendshëm në Europë dhe në historinë e Europës që, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, ndryshoi Kodin e Procedurës Penale për të ndihmuar vëllain e tij t?i shpëtojë dënimit për trafik droge. Si kryetar i Komisionit të Ligjeve zvarriti ligjin e lojrave të fatit në favor të bandave të vëllait dhe bandave të tjera që kanë shtënë në dorë industrinë e lojërave të fatit, siç është denoncuar nga opozita me emra dhe mbiemra, me fakte konkrete, siç është bërë një shqetësim i madh publik i denoncuar, po kështu, edhe nga mediat të tjera, siç është Zëri i Amerikës. I vetëvritet edhe shoferi me dy plumba, me 17 mijë euro orë në dorë. Çështja mbyllet.
Në aferën e Fatmir Xhafës duhej të ishte marrë i pandehur Edi Rama, i cili ka shpallur para 4 muajsh ekspertizën e videopërgjimit dhe pas kësaj e ka fshehur. E ka fshehur për një arsye të thjeshtë: Edi Rama ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe pengimit të drejtësisë. Dhe sot e kësaj dite nuk i thotë shqiptarëve ku e bëri ekspertizën, nëqoftëse nuk e bëri në Surrel.
Por natyrisht të gjitha këto ndodhin, sepse ne jemi në kushtet e një grushti shteti, ku Rama kontrollon prokurorinë, gjykatat.
Gjykata Kushtetuese ka pushuar së ekzistuar; Gjykata e Lartë ka pushuar së ekzistuari; Policia që, shoqëron banditët si eskortë në vend që t?i shoqërojë në komisariate, struket para krimit që po bën kërdinë nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona.
Kemi Taulant Ballën, ?Toyota Yaris?-in. Edhe këtu Prokuroria nuk vepron. Madje vepron për dekonspirim në vend që të veprojë me arrestimin e Taulant Ballës. Silleni, këtu kërkesën që të deponoj unë për dekonspirim e ta merrni vesh se çfarë do të thotë mosbindje civile! Prokurori e korruptuar, e shantazhuar, e blerë dhe e shitur. Duhej të kishte hapur hetimet prej kohësh, i ka të gjitha faktet e përfshirjes së Taulant Ballës dhe jo vetëm atij me Bacën e ?Toyota Yaris?.
Prokurori e korruptuar, e shantazhuar, e blerë, shërbëtore e mjerë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, i cili po kështu ka pranuar miqësinë me një të dënuar të bandës më famëkeqe të Shqipërisë, bandës së Lushnjes, i cili falë kësaj miqësie ka përfituar tendera në kundërshtim me ligjin, falë kësaj miqësie ka përfituar leje dhe licenca në zonën e Taulant Ballës dhe asgjë nuk i ndodh.
Taulant Balla del edhe na flet për ligjin për vettingun në politikë, na jep edhe mend sesi duhet të bëhet ligji për vettingun në politikë.
Alket Hyseni ka rrëmbyer prona në jug. Asgjë nuk i ka ndodhur. Edhe ky bën leksione nga brenda dhe jashtë Parlamentit.
Arben Ahmetaj, ortak në bizneset e inceneratorëve me njerëz të dënuar për krime në vendet europiane. Ministër dhe deputet i Edi Ramës.
Damian Gjiknuri, i regjistruar duke bërë pazare me kriminelë për vota nuk i ndodh asgjë, Ministër dhe deputet.
Vangjush Dakos, i mbylli hetimet dje apo pardje kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kamikazja e Fatmir Xhafës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Po dje në orët e vona u lirua edhe Ermal Hoxha për sjellje të mirë, sigurisht. Për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, që është garantuesi në emër të Edi Ramës i fabrikës së kokainës.
Ndaj ka problemin e lepurit dhe të kapelës Edi Rama. Nuk i shpëtuan kot ato fjalë. Nuk ka mizë nën kësulë, nuk ka mizë nën kapele. Në fakt, edhe lepurin nuk e ka në kapele, e ka në bark, por do t?ia nxjerrin shqiptarët. Dje nxori Ermal Hoxhën nga burgu. Saimir Tahiri që u vërtetua që, me jaht personal nën shoqërinë e 5 të tjerëve ka hyrë dhe ka dalë nga Mali i Zi në Itali, i jep mbrojtje politike, Fatmir Xhafës po kështu.
Sepse është vetë i përfshirë në aferën kriminale të trafikut të drogës, jo thjesht si arkitekti i shndërrimit të Shqipërisë në prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të drogës në Europë, por edhe në aferën e kokainës në Xibrakë, dhe të tjera kapituj kokaine, përmes vëllait të tij.
Fatmir Xhafa dhe Saimir Tahiri kanë provat të përfshirjes së Olsi Ramës në fabrikën e kokainës në Xibrakë.
Kjo është dosja me të cilën mbahet peng Edi Rama. E mbajnë peng ish-ministri i Brendshëm. E mbajnë peng bandat kryesore të vendit të cilat sot bëjnë ligjin nga Shkodra në Vlorë.
Dhe për të përfunduar pastaj tek Alfred Peza, që nga gazetar u bë deputet, nga deputet shkoi për hetim për 1 milionë dollarë, tani u mbyll çështja. Dhe, me siguri, do të bëhet përsëri analist nëpër studio, megjithëse Edi Rama sapo e promovoi si sekretar dixhital apo çfarë e bëri.
Këto pra janë, kjo është gjendja në të cilën ndodhet vendi – pa gjykata, prokurori të kapur nga Edi Rama, polici të nënshtruar nga krimi, me politikanë të lidhur drejtpërdrejtë me krimin në Kuvend, në qeveri dhe kudo.
Kjo situatë ka vënë në pikëpyetje stabilitetin e vendit. Zona të tëra të Shqipërisë janë jashtë kontrollit të policisë, e cila shkon atje si ?nuse? për 12 orë dhe tërhiqet përsëri duke lënë territorin në duart e bandave dhe banditëve.
Natyrisht, opozita nuk ka as kapacitetetin dhe as rolin të përballet drejtpërdrejt me banditët. Ky është roli i shtetit. Kjo është detyrë e shtetit dhe e policisë. Por kjo nuk do të ndodhë sa kohë që policia dhe shteti drejtohen nga qeveritarë dhe kuvendarë të lidhur drejtpërdrejtë me krimin.
Ja pra, pse përtej prioriteteve të tjera absolute; ekonomike, shoqërore, shëndetësisë, arsimit, dramave të mëdha që vuajnë shqiptarët, prioritet mbi prioritet mbetet çlirimi i shoqërisë nga krimi, çlirimi i Shqipërisë nga bashkëqeverisja me krimin. Sa kohë që kjo nuk ka për të ndodhur, asnjë përparim domethënës, asnjë zgjidhje nuk do të kenë shqiptarët, as për shkollat dhe shkollimin e fëmijëve të tyre, as për shëndetësinë.
Edi Rama ia ka dorëzuar qeverisjen banditëve dhe vete merret nga mëngjesi deri në darkë me propagandë dhe me udhëtime luksi. Qeverisje nuk ka më.
Për këtë arsye, sot Gramoz Ruçit i është drejtuar formalisht kërkesa që të skedulojë ditën e premte në orën 13.00, në përputhje me rregulloren e Kuvendit, fiks dy javë pas depozitimit të amendamenteve kushtetuese, kërkesa që të mbledhë Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve, për të nisur menjëherë, procesin kushtetues të shqyrtimit dhe miratimit të amendamenteve kushtetuese për vettingun e politikanëve.
Si do të bëhet ky vetting? Për 10 ditë Edi Rama dhe zëdhënësit e tij kanë këputur gënjeshtra dhe broçkulla. Çfarë thonin në mëngjes, nuk e thoshin në darkë. Dhe vetë Rama, brenda dy orëve, çfarë tha në fillim, nuk tha në fund. Tha ta fillojmë me Vilën në Surrel, pastaj tha ?jo jo, ta çojmë në Venecia?.
Prandaj është e vendit, të rikthej edhe njëherë në vëmendje piketat kryesore të vettingut për politikanët.
E para, propozimi është fare i thjeshtë. Është i njëjti formulim ligjor, si për gjyqtarët, prokurorët, policët dhe gardistët. Trajtim special për politikanët nuk do të ketë më. Në këtë vend do të marrë fund praktika ku çfarë vlen për policin e thjeshtë, nuk vlen për ministrin e brendshëm, çfarë vlen për qytetarin e thjeshtë nuk vlen për deputetin, çfarë vlen për njeriun e thjeshtë, nuk vlen për ministrin, nuk vlen për politikanin. Parimi i Europës ku duam të shkojmë është ?të gjithë të barabartë para ligjit?.
Ajo që kemi propozuar është sanksionimi i vettingut politik me të njëjtat norma, të njëjtat parime, si vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve. Siç jeni njoftuar dje, edhe përmes përfaqësuesve të Partisë Demokratike nëpër studio televizive, edhe përmes materialit filmik që botova në faqen time të facebook-ut, ky do të jetë një proces i cili do të kalojë përmes 5 rregullave kryesore.
Përcaktimin se çfarë është vettingu, çfarë është lidhja e politikanëve me krimin e kemi në kushtetutë dhe tek ligji i vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. I njëjti definicion. Vetëm zëvendësoni fjalën prokuror dhe gjyqtar me fjalën politikan, sipas kategorive që kemi thënë aty; deputetë, ministra, kryetarë bashkish dhe krerë të institucioneve të larta të vendit.
Procedurën si do të arrihet të verifikohet kjo, si do të identifikohen faktet dhe si do të arrihet në konkluzionin është apo s?është i lidhur ky politikan me krimin, i keni po kështu në kushtetutë, në Ligjin e Vettingut. Modelin e keni të ngjashëm me modelin e Ligjit të Dekriminalizimit, modeli më i qartë, më transparent, që ka dhënë rezultatet e veta, derisa Edi Rama e transformoi marrëdhënien midis krimit dhe politikës, duke mos kandiduar më personat me rekorde kriminale që ua ndalon ligji i Dekriminalizimit, por duke futur këta të tjerët, miqtë e kriminelëve, dhe duke bërë qarkun e shkurtër midis politikanëve të korruptuar dhe grupeve kriminale.
Pra, modeli do të jetë i ngjashëm me modelin e Ligjit të Dekriminalizimit, detyrë që u ngarkohet disa institucioneve, që në përmbushje të roleve të tyre të caktuara me ligj, plotësojnë dhe kontrollojnë njëra-tjetrën.
Vettingu i politikanëve as nuk e pengon, as nuk e ngadalëson, s?ka asnjë lidhje me vettingun e drejtësisë, as me reformën e drejtësisë, as me hetimet që do të bëhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit apo SPAK-u. S?ka asnjë lidhje, s?kanë asgjë të përbashkët.
Çdo gjë që dëgjohet apo thuhet në këtë drejtim është mashtrim dhe propagandë nga Edi Rama dhe zëdhënësit e tij.
SPAK-u dhe Byroja e Hetimit kanë tjetër mandat. Nuk kanë mandat vettingun, kanë mandat hetimin e politikanëve të korruptuar, hetimin e krimit të organizuar dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. Janë dy gjëra të ndryshme. Vettingu i nxjerr nga institucionet, SPAK-u dhe BKH-ja i çojnë në burg.
Në rastin e vettingut, barrën e provës e ka politikani, të provojë që nuk është i lidhur me krimin dhe të justifikojë burimin e pasurisë dhe ligjshmërinë e saj. Në rastin e hetimeve penale, natyrisht, sipas të gjitha normave evropiane, barra e provës është e organeve të akuzës, që të provojnë para organeve të drejtësisë akuzën që ngrenë.
Në rastin e vettingut, mund edhe të mos provohet përfshirje e drejtpërdrejtë e politikanit në aktivitet kriminal, por përsa kohë që provohet afërsia e tij me kriminelë ? siç përdora citimin e Paolo Borselinos ? atëhere ai përjashtohet nga institucionet politike, qofshin këto të zgjedhura apo të emëruara. Këtë s?e bën dot SPAK-u, as BKH-ja.
SPAK-u dhe BKH-ja po nuk gjetën një qytetar në shkelje të ligjeve të vendit ndaj Kodit Penal, nuk ndërmarrin dot asnjë masë ndaj tij apo saj. Ndërsa vettingu i largon nga vendimmarrja politike, i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin.
Këto janë pra piketat kryesore me të cilat do të ecet përpara.
Të premten, sipas rregullores së Kuvendit, Gramoz Ruçi duhet të mbledhë Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të nisur pa vonesë procedurën kushtetuese të amendimeve kushtetuese.
Opozita ka përcaktuar të njëjtat definicione si në rastet për gjyqtarët dhe prokurorët, alibia se ka nevojë për negociata ka rënë, i njëjti ligj është votuar për gjyqtarët dhe prokurorët nga Rama, Xhafa, Balla me shokë, të njëjtin ligj, të njëjtat amendamente duhet t?i votojnë, për veten e tyre dhe për të gjithë politikanët, javët e ardhshme.
Një gjë është e sigurt, situatë ku ne të pranojmë të vazhdojmë procese fasadë, pseudoreforma, pseudoligje, me politikanë të lidhur me krimin në Kuvend, kjo nuk do të ndodhë.
Opozita nuk do të jetë fasadë e një qeverie që bashkëqeveris me krimin.
Prandaj është emergjente që të nisë një orë e më parë procedura, është emergjencë për të ndarë krimin nga qeverisja, është emergjencë jo thjesht dhe vetëm politike, por është emergjencë për ata qytetarë nga Dobraçi në Konispol, nga Velipoja në Bilisht, e në Kënetë, e në Shijak, që do të mbeten nën tutelën e krimit sa kohë krimi ka nën tutelë qeverisjen dhe kryeministrin e vendit. /CNA.al
Ditën e sotme një grup artistësh dhe përfaqësuesish të Shoqë...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka treguar rrugën ...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “New...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, r...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar propoz...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-themelu...
Juristi Çlirim Gjata ka komentuar propozimin e kreut të opoz...
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese është mbledhur ditën e ...
Juristi Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e sotme në Komi...
Pas largimit nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese të opo...
Maxhoranca ka votuar pa opozitën, në tërësi dekretin e presi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot gjatë një ...
Profesori i Universitetit të Tiranës, Agron Gjekmarkaj, në n...
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese është mbledhur rreth or...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar ...
Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e sheh situatën ...
Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Socia...
Mbrëmjen e djeshme u mbajt në “Microsoft Theater”, Los Angel...
Gratë të cilat marrin kontraceptivë për periudha të gjata ko...
KAFE me MISH- tingëllon si kombinimi më i çuditshëm në botë,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...