web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i keq për vajzat e fiksuara pas grimit/Ja çfarë ndodh me produktet e make-up

16 Shtator 2018, 11:53, Lifestyle CNA

Produktet e ?make up-it? si dhe disa produktet e kujdesit ndaj fytyrës përmbajnë një përzierje kimikatesh që mund t?i lënë vajzat jo pjellore. Përveç problemeve me pjellorinë, këto kimikate mund të bëhën shkak edhe për shfaqjen e kancerit të gjirit.

Kimikatet në fjalë përfshijnë paraben dhe BPA, të cilët konsiderohen”mbajtësit gjinore” për shkak se shkaktojnë rritje të gjoksit mashkullor.

Pas analizimit të më shumë se 100 grave, shkencëtarët amerikanë zbuluan se femrat që kanë këto kimikate në urinë prodhojnë një sasi të parregullt të hormoneve riprodhuese të estrogjenit dhe progesteronit.

Teprica e estrogjenit lidhet kryesisht me fibroids dhe sindromën ?ovarian polycystic?, ndërsa mungesa e estrogjenit pengon pjekjen e vezëve duke i lëshuar direkt nga vezoret. Ndërsa progresteroni i tepërt lidhet me kancerin e gjirit si dhe gjakderdhjeve të pazakonta vaginale.

Sipas kërkimeve të mëprashme, parabeni që përdoret në produktet e kozmetikës imiton estrogjenin duke shkaktuar kancer. Ndërsa Bisphenol A (BPA), i cili shtohet në parfume, për ta bërë aromën që të zgjasë më shumë, është i lidhur me infertilitetin tek femrat.





Lajmet e fundit nga