web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Verë 2018- Postimet e personazheve shqiptarë që u diskutuan dhe u bënë virale në media

16 Shtator 2018, 07:50, Lifestyle CNA

Duhet ta pranojmë se kemi parë shumë gjëra në rrjete sociale të cilat në një moment do të na kujtohen dhe do t?i identifikojmë pikërisht me verë 2018.

?Ah po, ajo fotoja e asaj/atij me atë bikinin ? Oh po ajo videoja që u bë virale në rrjete sociale ?. Ju sigurojmë se edhe ju do ta thoni këtë fjali pas disa kohësh. Në fakt jemi duke folur për fotot që personazhet e njohura të showbiz-it shqiptar kanë postuar këta muaj në rrjete sociale. Shumë prejjush besojmë se do të bien dakort me postimet që kanë prodhuar lajm apo janë bërë virale në rrjete sociale.

Dua Lipa

Dua Lipa vendosi të ndryshonte tërësisht look duke i prerë flokët në të shkurtër. Të shumtë ishin ndjekësit që e pëlqyen ndryshim,in e saj por fotoja për të cilën Dua u komplimentua pafund dhe për të cilën shkruan mediat botërore ishte një shkrepje gjatë ?The Billboard Music Aëard?. zgjodhi të performonte me një fustan-këmishë në ngjyrë të purport në të cilën dukej thjesht fantastike!

Diola Dosti Baftiu

Një nga videot më të bukura por njëkohësisht më motivuese që kemi parë këtë vit ka qenë ajo e nutricionistes së njohur Diola Dosti Baftiu. 10 minuta përpara se të sillte në jetë Gjurmën, vajzën e saj të tretë, Diola zgjodhi një mënyrë shumë të bukur për të qetësuar veten psikologjikisht e gjithashtu për të patur një lindje më të shpejtë: të vallëzojë.

?Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri jot dhe kërcimtar i zoti  . Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë.
Theksoj, janë ushtrime të bëra 10min para lindjes së vajzës tonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu.?- shkruante Diola në postimin e saj.

Bebe Rexha

Mes gjithë sukseseve që Bebe Rexha arriti këtë vit një nga postimet më interesante dhe funny që mbajmë mend nga Instagram-i i saj këtë verë ishte videoja gazmore ku ajo ishte maskuar si një plakë në rrugët e Neës York-ut dhe fliste në shqip.

??Çfarë bëj në kohën time të lirë. Po që jam veshur si plakë dhe po flas shqip?, ka shkruar Bebe Rexha krahas videos.

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri le të themi se na la të gjithëve me gojën hapur kur publikoi klipin ?Fuego?. Këngëtarja mbante të veshur këtë body të zezë me të cilin dukej një zjarr i vërtetë. Në fakt në klip nuk kishte gjëkundi ?zjarr? përveç Dafinës që dukej më seksi se kurrë më parë falë formave të saj fizike dhe këtij bikini që le të themi ? të nderon? .

Roza Lati

 

Roza Lati e ka mbyllur verën e saj në formën më të mirë të mundshme. Vetëm pak ditë më parë ajo ka zhvilluar një set fotografik në të cilin zgjodhi të ishte ndryshe nga më parë. Tërësisht jashtë kornizave, pa komplekse, seksi provokuese,  e zhveshur por aq sat ë rrëmbente sa më shumë komplimente dhe vëmendje. Këto foto të Rozës dhe Sashës padiskutim kanë qenë një nga shkrepejet më ?inn? të kësaj vere.

Elita Rudi

Fotoja e shkrepur në ditëlindjen e 25-të të Elita Rudit, po e njëjta mbremje ku Gjiko edhe i propozoi për martesë definitivisht ka qenë një nga fotot më të bukura të kësaj nvere në të cilat përcillet qartë emocioni që moderatorja ka ndjerë në ato momente.

Anxhelina Hadërgjonaj

Këtë verë Anxhelina Hadërgjonaj na la të gjithëve gojëhapur duke publikuar disa foto përballë të cilave mund të thuash vetëm: ËOË!

Në fotot që ajo ka publikuar ka veshur një palë bikini në masë të vogël në ngjyrën e  arit. Pse themi se Anxhelina duket më seksi se kurrë? Sepse në fakt ka forma goxha të pëlqyeshme trupore, ngjyrën ideale të trupit për shumë vajza.

Aulona Musta

Moderatorja e ?Thumb? dhe bashkëshorti i saj mund të themi se kanë realizuar një nga fotot të cilën me siguri do e kujtoni si ndër postimet më të pëlqyera në rrjete sociale të kësaj vere.

Çifti njihet si një ndër të apasionuarit pas palestrës apo  pushimeve e teksa kanë qenë duke shijuar disa ditë në plazhet e Greqisë, kanë shkrepur këtë foto që duket sa seksi po aq edhe pasionante.

Xhemi Shehu 

Jo gjithnjë një fustan duket bukur në trupin e çdokujt. Shumë të tjera pëprara Xhemi Shehut kishin veshur një fustan të një stili të tillë por zgjedhja e saj në dasmën e Sarës dhe Ledionit në Como pak javë më parë. Një fustan i fryrë rozë dhe një makeup minimalist e bënin Xhemin të dukej vërtetë si një kukull Barbie





Lajmet e fundit nga