web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fuqia e rrjeteve sociale, si arriti Jake Paul të fitonte 8 milionë $ brenda pak kohësh

15 Shtator 2018, 19:30, Lifestyle CNA

Zhvillimet me ritme të shpejta të teknologjisë dhe komunikimit online në vitet e fundit i kanë dhënë mundësi të reja shumë njerëzve  që të bëjnë para por në të njejtën kohë të bëhen dhe të famshëm. Shembulli perfekt për këtë është youtuberi i njohur Jake Paul. 21 vjeçari në vitin 2013 vendosi të ndiqte gjurmët e vellait e tij më të madh Paul Logan dhe filloi të postonte video në rrjetin social që tani është i mbyllur, Vine. Suksesi i videove të tij, që kryesisht kishin material nga jeta e të rinjëve amerikanë, skena komedie dhe pranks, bën që ti vazhdonte postimet por kësaj rradhe në Youtube. Aty ai hapi kanalin e tij dhe që atëherë e deri sot ka mbi 13 milionë ndjekës. Aftësia në aktrim por dhe talenti në muzikë i siguruan atij disa role dhe në filma, por gjithsesi kjo nuk ishte një fushë që pati sukses. Pas disa eksperimenteve ne ekranin e televizionit në vitin 2017 Jake ju përkushtua totalisht materialeve që hidhte në rrjetet sociale dhe popullariteti u rrit më shumë se më parë duke u bërë i njohur në të gjithë botën.

Një nga projektet e tij më të rëndësishme është ?Team 10? një shtëpi menaxheriale dhe agjensi kreative e cila fokusin e ka tek industria e argëtimit për të rinjtë dhe që menaxhon disa nga personazhet më të ndjekura të rrjeteve sociale ose sic quhen dryshe ?influencers?. Por si arriti Jake të kishte fitime kaq të mëdha? Sepse ai diti të përdorë sasinë e ndjekësve dhe fansave që kishte. Reklamimi që ai i bën markave të ndryshme në videot e tij por dhe firmave në të cilat ka investuar vetë është quajtur ??agresiv? pasi kur je duke ndjekur një nga videot e tij në Youtube, gjatë 13 minutash ai bën reth 10 reklama duke shfrytëzuar çdo mundësi që i jepet. Madje në një nga vitet e kaluara ai bëri një album me këngë Krishtlindjesh dhe të gjitha këngët ishin të mbushura me reklama. Në një nga storyt e Instagramit të tij ai ka thënë se ka bërë rreth 50 milionë $ por gjithsesi nuk ka konfirmime zyrtare për këtë shifër pasurie. Dihet se vlerësimi që Forbes i bën atij është 8 milionë $ të cilat sërish janë para të çmendura po ta mendosh që janë bërë nga 21 vjeccar me disa video në internet.





Lajmet e fundit nga