web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tayna ka një përgjigje për të gjitha rivalet e saj, dhe nuk është ajo që prisnim

16 Shtator 2018, 08:25, Lifestyle CNA

Tayna është pa asnjë dyshim sensacioni më ri në muzikën shqiptare. Reperja e njohur  po korr sukses të madh dhe mori një famë të jashtëzakonshme falë talentit të saj. Këngët e Tayna-s janë shndërruar në refrenin e preferuar të shumë prej nesh.

Siç dihet tashmë ajo ka nxitur një ?luftë? me reperet e reja femra por duket se të gjithë e kemi kuptuar gabim sepse në një intervistë për ?Prive? këngëtarja ka treguar të kundërtën.

?Qëllimi im i vetëm e besoj i të gjitha këngëtareve është që të sjellin në treg muzikë të mirë dhe të argëtojnë njerëzit. Unë atë kam bërë dhe nuk kam pasur asnjë diss kundër askujt. Nëqoftëse dikujt  që më ka inat dhe  nuk më dëgjon dot i kanë djegur tekset e mija atëherë më vjen keq por nuk kam çfarë të bëj. Është publiku ai që vendos se kush është e para dhe kush i pëlqen më shumë?.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për këngën e re ?Fake? ku ka treguar se në fakt është një këngë që i kushtohet meshkujve  dhe ka patur një arsye për këtë. Ajo u shpreh se edhe artistët meshkuj mund të ndihen të kërcënuar prej saj edhe pse nuk ka patur një reagim nga ata. Së shpejti do të vijë edhe kënga më e re e Tayna-s dhe  bëhet fjalë për një këngë dashurie ndryshe nga çfarë e kemi parë Tayna-n deri tani.





Lajmet e fundit nga