web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis rehabilitimi i aksit Vorë-Fushë Krujë/ Ja segmenti që duhet të shmangin shoferët nesër

12 Shtator 2018, 17:30, Aktualitet CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e nesërme do të nisë rehabilitimi për asksin Vorë-Kthesa e Rinasit- Fushë Krujë.

Si pasojë e punimeve, nesër do të bllokohet segmenti nga Dogana në Vorë, deri tek kthesa e Prezës.

Punimet në këtë aks pritet të zgjasin 45 ditë dhe gjatë kësaj periudhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.

Njoftimi i plote:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë ? Kthesa Rinas ? Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.

Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Prezë eshte 45 dite.

Segmmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve.

Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores.

Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga