web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Po rrjep shqiptarët nga taksat"/ Kryeministri habit me reagimin

9 Shtator 2018, 19:07, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar gjatë pasdites së sotme një intervistë të ministres së Arsimit Lindita Nikolla në rrjetet sociale.

Por pas postimit të kësaj interviste ka pasur një sërë reagimesh negative nga qytetarët, me disa prej të cilëve kryeministri Rama edhe ka replikuar.

Njëri prej qytetarëve i ka shkruar se kur librat janë falas, përse nuk duhet t?i shkarravisin fëmijët. Më tej ai ka shkruan se Rama vetëm sa po i rrjep shqiptarët nga taksat.

Kurse kryeministri Rama ka replikuar duke i thënë se nuk e ka shpikur ai këtë praktikë, por Suedia.

Kurse për çështjen e taksave Rama e ka pyetur se cila është taksa që ai paguan më shumë dhe nëse kjo është vërtetë kryeministri do i kërkoj falje.

?Te “ropem me taksat”? A mund te na thuash çfare taksash paguan, sepse e verteta eshte qe nese paguan taksa dhe nuk je biznes i madh, paguan ne cdo rast me pak se sa paguaje me pare! Sidoqofte na e thuaj dhe te kerkoj une ndjese nese ti ke te drejte e une jam gabim. Sa per librat, nuk e kemi shpikur ne kete praktike, po deri edhe Suedia qe ka shtetin me social ne Europe, e ka kusht kthimin e librave falas ne fund te vitit dhe s’eshte thjesht çeshtje financiare, po eshte ne radhe te pare çeshtje dashurie e respekti per LIBRIN?.

 

Një tjetër komentuese ka shkruar për mungesën e mësueseve mbështetëse për fëmijët me nevoja të veçanta.

?Zonja ministre po mesuese mbeshtetse per femijet me nevoja te vecante une jam nje prinder qe rri me femijen ne shkolle se mesusja si mban dot dhe femijet normal dhe femijen time me nevoja te vecanta?, – ka shkruar ajo.

Ndërsa Rama ka replikuar duke i thënë se numri i tyre nga 300 që ishte vjet këtë vit do të bëhet 700.

?Zero ishte numri i mesuesve ndihmes pak vjet me pare. 300 ishte ne vitin e shkuar shkollor. 700 do te jete kete vit?.

/ CNA.al





Lajmet e fundit nga