web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përvjetori i parë i martesës me Bes Kallakun, Xhensila poston fotot e papublikuara

1 Shtator 2018, 11:13, Lifestyle CNA

Si sot një vit më parë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Në 1 shtator të 2017-s çifti organizoi një super dasmë, ku morën pjesë disa nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar.

Dhe përvjetori i parë i martesës së tyre i gjen prindër të një vajze, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Ajka.

Xhensila Myrtezaj vendosi që ta festonte përvjetorin e parë të celebrimit të dashurisë me Bes kallakun, duke postuar foto të papublikuara më parë nga dita e tyre e rëndësishme.

Këngëtarja postoi disa albume me foto në Instagram, të cilat janë realizuar para 1 shtatorit për klipin e martesës.





Lajmet e fundit nga