web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merkato në televizione/ Ja ku shkojnë Fevziu, Rakipi, Sokol Balla, Eni Vasili ...

31 Gusht 2018, 17:51, Aktualitet CNA

Gjatë stinës së verës, ashtu sikurse në futboll midis televizioneve shqiptare është zhvilluar një merkato e nxehtë.

Transferime dhe rikthime të bujshme të emisioneve janë projektuar për sezonin e ri televiziv, i cili pritet të nisë në shtator.

Edhe pse pas shumë diskutimesh dhe aludimesh në media për një transferim të mundshëm të Blendi Fevzit në Top Channel, kjo gjë nuk do të ndodhë, pasi edhe në këtë sezon Fevziu me ?Opinion? do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Televizionin Kombëtar Klan.

Po ashtu Sokol Balla me ?Real Story? do vijojë të transmetohet në Vizion Plus, sikurse gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, pas largimit nga Top Channel. Ndërsa Artur Zheji me emisionin ?360 Gradë? do qëndrojë në Ora News.

Çudia ndodh me Ylli Rakipin dhe emisionin e tij ?Të Paekspozuarit?. Edhe pse u largua nga News 24, kur sezoni ishte fare pak puntata drejt mbylljes, mësohet se Rakipi dhe ?Të Paekspozuarit? do të rikthehen sërish në News24. Gjithashtu në këtë televizion, pritet të nisë rrugëtimin edhe ?Dritare? me Rudina Xhungën.

Dhe së fundmi e vetmja femër, e cila vendosi të sfidojë bindshëm gazetarët meshkuj në emisione, bëhet fjalë për Eni Vasilin, do ta shohim në Top Channel. Eni Vasilit do t?i besohet ?Top Story?, i cili në sezonin e parë drejtohej nga Sokol Balla.

Me këtë panoramë, sezoni i ri televiziv jo vetëm që do të nisë vrullshëm, por beteja e televizoneve do të vijojë ende. /CNA.al





Lajmet e fundit nga