web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet marrëveshja me BE/ Deputetë, ministra dhe ish-ministra drejt prangave?

28 Gusht 2018, 07:57, Aktualitet CNA

Shqipëria duket se do të shkojë drejt shembullit kroat sa i takon goditjes ndaj korrupsionit në nivele të larta.

Më 30 gusht marrëveshja, mes Shqipërisë dhe Eurojust, do të shqyrtohet nga Komiteti për Shoqërinë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Europian dhe më pas në Tiranë do nisë reprezalja në drejtësi e politikë.

Eurojust është ekuivalente e EUROPOL dhe INTERPOL, por fokusi i saj është duke ofruar asistencë në luftën ndaj krimit, sidomos kur kemi të bëjmë me krim ndërkombëtar.

Marrëveshja e arritur mes palëve përbëhet nga 26 nene dhe qëllimi i këtij pakti do të jetë përshpejtimi i procedurave hetimore nga drejtësia shqiptare, sidomos për luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Kjo organizatë shumë shpejt do sjellë në Tiranë të dhënë mbi çdo transaksion të kryer nga organizata kriminale dhe pushtetarët shqiptarë.

Pakti i arritur me Eurojust thekson se autoriteti përgjegjës që do koordinojë punën do të jetë Prokurori i Përgjithshëm. Në nenin 5 thuhet se Shqipëria do emërojë një prokuror ndërlidhës, i cili do mund të qëndrojë në selinë e Eurojust në Holandë. Ajo që e tregon më së miri se ndërkombëtarët do nxjerrin të dhënat për pushtetarët shqiptarë është përcaktimi se prokurori ndërlidhës do ketë akses në të dhënat ndërkombëtare për emra të caktuar nga Shqipëria.-raporton gazeta Sot.

BE kërkon me ngulm arrestime në nivele të larta, ndërsa janë duke përgatitur terrenin që të ndëshkohen të gjithë ata që janë përfshirë në afera korrupsioni. Sinjalet janë se BE do japë të dhënat që disponon për të gjitha grupet kriminale dhe të korruptuarit në vend. Por një ndër fushat ku Eurojust është mjaft e zonja, është ajo e pastrimit të parave. Përfaqësuesit e saj do japin informacione për çdo gjë dhe po ashtu do asistojnë prokurorinë shqiptare. BE kërkon me ngulm ngritjen e SPAK, por teksa politika po e zvarrit, duket se do hyjnë në lojë Prokuroria e Përgjithshme dhe institucione të tjera.





Lajmet e fundit nga