web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal-“Është në koma”/ Zbulohet ngjarja e rëndë ku është i përfshirë Xhafaj

25 Gusht 2018, 18:31, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar gjatë mbrëmjes së sotme një tjetër denoncim, të një qytetari.

Sipas mesazhit të qytetarit digjital para pesë ditësh në qytetin Durrësit miqtë e Lul Berishës kanë masakruar me dërrasë një burrë.

?Albert Dhima sot gjendet në gjendje komë në Spitalin e traumës në Tiranë. Ai është 60-vjeç, e kanë rrahur për një vend parkimi?,- ka treguar më tej qyetetari digjital.

Kurse kryeministri, Sali Berisha këtë ngjarje e ka cilësuar bashkëpunim të Ministrit  Xhafaj me kriminelët.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Xhafo apo narkopolicia bashkepunon me krimin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

?Z.Berisha, Jam nga Durrsi jam, para 5 ditesh perball tregut fshatar miqte e Lul Berishes kan masakruar nje burre me derrase ne koke me emer Albert Dhima nga shenvlashi ai sot gjendet ne gjendje koma ne Spitalin e traumes ne Tiran , Me fal vetem, per sqarim , personi qe eshte ne koma eshte 60 vjeç me dokunenta te rregullta Angleze, sherri eshte bere vetem per nje vend parkimi, , i gjithe vendi eshte i rrethuar me kamera babai i Tre femijeve dy vajza dhe nje djal,familjaret mire qe kan hallin e njeriut qe ka 5 ne koma, por kan dhe hallin e kercenimeve t Lul Berishes, verefikojeni personin qe ndollet i shtruar, dhe policija hesht , aman anonimatin tim?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga