web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sam Smith publikon “Bon Bon” në Instagram/ Era Istrefi nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

24 Gusht 2018, 21:45, Aktualitet CNA

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi tashmë çdo ditë e më shumë po ngjit shkallet e suksesit edhe në tregun ndërkombëtar. Ajo u bë pjesë e këngës zyrtare të  Kampionatit Botëror ?Rusi 2018-të? në një bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith.

Por duket se jehona e këngës e cila i dha një famë të jashtëzakonshme këngëtares nuk ndalet. Ka qenë këngëtari me famë botërore Sam Smith i cili në Instastory ka shpërndarë këngën e Erës, ku dukej se po e dëgjonte në ato momente. Era e cila e kishte parë këtë  ?surprizë? e ka rishpërndarë në profilin e saj duke e falenderuar Sam dhe duke shprehur gëzimin e saj.

Duket se ?Bon Bon? po vazhdon ti sjellë fat këngëtares, sepse vetëm pak ditë më parë edhe në ?Instagram? ajo gjendet në versionin giphy? sa herë që dikush do ta përdorë në Instastory.

Këngëtarja ka sjellë këtë verë me videopkip edhe këngën e saj më të re ?Prisioner? e cila është pritur shumë mirë nga publiku.





Lajmet e fundit nga