web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioni Hetimor për Tahirin/ Vijon praktika e dështimeve

24 Gusht 2018, 09:44, Aktualitet CNA

Një një raport të Institutit të Studimeve Politike në lidhje me efikastitetin e deputetëve dhe ministrave, ndër të tjera flitet edhe për Komisionin Hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në raport theksohet se në lidhje me komisionin në fjalë vijon praktika e dështimeve.

Po ashtu, në raport thuhet se ?nisma u konsiderua thellësisht politike dhe për pasojë, humbi kohë duke u shoqëruar me debate politike midis palëve përpara ngritjes dhe pas ngritjes.?

Ndër të tjera, raporti shprehet se legjitimiteti i këtij komisioni ka vlerë juridike deri në javën e parë të muajit shtator 2018.  

?Me vendim 30/2018 Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit dhe objektin e punës së tij. Sipas këtij vendimi marrë në 5 mars, ?Komisioni e ushtron veprimtarinë e tij për një afat 6-mujor nga hyrja në fuqi e këtij vendimi?, pra legjitimiteti i Komisionit ka vlerë juridike deri në javën e parë të muajit shtator 2018.?-thuhen në raportin e ISP.

Raporti shprehet se në muajin mars u raportua se Komisioni hetimor u mblodh pa praninë dhe miratimin e kryetarit të Komisionit, praktikë që përbën shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe natyrshëm solli edhe reagime kritike nga palët. ?Objekti i punës së Komisionit u devijua nga tri zhvillime politike të ditës. E para, dalja në skenë e problematikës lidhur me Ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe dosjes penale të vëllait të tij solli zhvendosje të aksionit politik të opozitës; e dyta, dorëheqja nga mandati parlamentar i ish ministrit Tahiri zhvleftësoi interesin politik të opozitës lidhur me dosjen hetimore ndaj tij, si dhe e treta, mazhoranca e përdori Komisionin për të kërkuar hetime të thelluara në vite për trafikun e drogës, madje duke e zhvendosur tërësisht axhendën e Komisionit?-thuhet në raport.





Lajmet e fundit nga