web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Paris/ 7 persona në gjendje të rëndë, mes tyre 5 fëmijë

20 Gusht 2018, 10:43, Aktualitet CNA

Një ndërtesë banimi në Paris është përfshirë nga flakët e zjarrit. Shtatë persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre 5 fëmijë.

Konfirmimi për zjarrin ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë së qytetit, Meriem Derkaoui, i cili është shprehur se shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura.

Kujtojmë se në të njëjtin qytet, më pak se një muaj më parë, ra zjarr në një kompleks strehimi ku mbetën të vrarë një grua me tre fëmijët e saj./CNA.al





Lajmet e fundit nga