web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në Sarandë/ Një pushuese rrezikon të mbytet

17 Gusht 2018, 14:17, Aktualitet CNA

Një ngjarje, e cila për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, ka ndodhur sot në bregdetin e Sarandës.

Mësohet se një pushuese nga Kosova ka rrezikuar të mbytej ndërsa lahej në plazh, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e rojeve bregdetare, ka shmangur tragjedinë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit Rinia, ku 60-vjeçarja Sabrie Hyseni kishte hyrë e vetme për t?u larë kur ka shfaqur probleme.

Fatmirësisht rojet bregdetare Moisi Cera dhe Lorent Noga e kanë vënë re dhe janë zhytyr menjëherë në ujë duke e nxjerrë gruan nga deti.-raporton BW.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas pushuesja është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, gruaja është jashtë rrezikut për jetën.





Lajmet e fundit nga