web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa paguan të ftuarit për dasmën e Sarës dhe Ledionit?

13 Gusht 2018, 11:25, Lifestyle CNA

Kurioziteti për të zbuluar sa më shumë nga dasma e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Komo të Italisë është gjithnjë e më i madh.

Vetë familjarët dhe çifti nuk kanë bërë asnjë postim në rrjetet e tyre sociale ama të ftuarit nuk kanë rezistuar dot dhe kanë treguar se si kanë zgjedhur të vishen dhe kombinohen në dasmën e vitit.

Në ceremoni ishin të ftuar shumë personazhe të famshëm të showbizit shqiptar të cilët uruan miqtë e tyre në ditën më të rëndësishme të jetës.

Mirëpo kur vjen fjala tek shpenzimet, secili i ftuar ka paguar gjithçka vetë, përfshirë edhe akomodimin. Burimet për “Prive” kanë theksuar se të gjithë të ftuarit kanë paguar vetë për gjithçka.





Lajmet e fundit nga