Aksidentohet turistja polake në Theth/ Niset urgjent drejt Tiranës
Një turiste polake është aksidentuar në ujëvarën e Thethit. ...
Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka komentuar zhvillimin e procesit të Vetingut.
Në një intervistë për Report TV, Vasili është shprehur se ONM-ja dhe Vettingu duhet të ishin një trup i vetëm por nuk ka ndodhur kështu.
Sipas tij, fakti që ONM është ankuar për vendimet e KPK, do të thotë që këtu kemi një çarje të madhe dhe po aplikohet një standart i dyfishtë.
Vasili ka shtuar më tej se Vettingu duhet të ishte i ndarë nga politika, por është kapur nga Kryeministri Rama, i cili po gëzon për këtë fakt.
Pjesë nga intervista
Lëmë pas këtë diskutim, ndalojmë pak tek problematika në vend dhe tek sistemi i Drejtësisë, tek procesi i vetingut. Duket sikur ka përfunduar një fazë e parë, por unë dua të ndalem z. Vasili së pari përpara se t`ju pyes ju se si e konsideroni këtë proces. ONM-ja, pra ndërkombëtarët kanë ankimuar vendimet për 6 gjyqtarë dhe prokurorë. 6 subjekte që janë konfirmuar në detyrë. Si e shikoni këtë kërkesë le të themi deri në këto momente?
Është besoj një ditë jo e mirë për vetingun. Nuk është ndonjë surprizë për dy arsye të mëdha. Është edhe tregues negativ për të, por edhe paradoksal për atë që mbrojti reformën. Së pari, ishte imagjinuar, presupozuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që komisioni që bënte vetingun dhe ONM-ja të ishin në një radhë, pra të gjithë së bashku punonin për të realizuar një proces sa më të mirë.
Prania e ONM-së rriste integritetin, pasi objektiviteti i tyre do të ndalte komisionet e vlerësimit, që ata mos të shtyheshin në gabime apo atakime. Po ç`na ka ndodhur? Ka ndodhur gjëja më paradoksale në botë.
Do ishte plotësisht normale që subjektet të ankoheshin nga vetingu, pra ta atakonin vetingun, se është një proces përballjeje, pasi i gjithë ky trup vetingu do ishte bashkë, por kur kërkimi për rrëzimin e vendimit vjen nga Operacionet ndërkombëtare të Monitorimit, që është garantuesi i integritetit të procesit, prandaj ONM e kemi pjesë të kushtetutës në mënyrën më të veçantë në botë, do të thotë që këtu ka një gjë të madhe që nuk shkon.
Çfarë nuk shkon? Nuk shkon që në shumë raste aplikohet në dy standarde. Për të njëjtën faj po themi, ju dënoheni, unë jo. Ky nuk është më veting dhe ky thelbi i parimshmërisë absolute dhe pastërtisë së vetingut ka rënë. Vetingu u ndërtua si një mekanizmë atipik kushtetues. Madje, Komisioni i Venecias ka pasur rezerva për vetingun. Vetingu thoshte qartë që mund të krijonte tensione në gjyqësor, boshllëqe, përplasje dhe një seri problemesh. Por iu futëm të gjithë së bashku asaj rruge se do krijonim një trup të paanshëm, i cili do garantonte pastrimin e sistemit.
Kur ky mban qendrime me dy standarde, të cilët atakohet nga vetë ndërkombëtarët, tani çfarë komentesh të tjera mund të bëjë unë? Kjo do të thotë që ka edhe një gjë shumë të çuditshme. Njeriu që bërtet më shumë nga të gjithë për vetingun dhe është i lumtur që vetingu funksionon mirë, çuditërisht është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë sot nuk ka pse flet.
As unë nuk kam pse flas, pasi bëhet fjalë për një pushtet të pavarur, që i dhamë të gjitha atributet kushtetuese që donte me gjithë ndryshimet përkatëse dhe me një paketë të madhe ligjesh që ai të funksiononte. Çfarë ka Kryeministri që ka dalë, ku vetingu zhvillohet në fushë dhe ai është në tribunë, bërtet dhe thërret? Të rrinte dhe të priste ftohtë siç duhet. Është një pushtet që nuk e qeveris ai.
Është një pushtet që është i pavarur nga ai. Republika jonë është e ndërtuar mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor dhe pushtet ekzekutiv. Ky përfaqëson një pushtet të caktuar. Çka me këtë pushtet? I gjithë investimi që bëmë ishte që ky të ishte i pavarur, nuk kishte nevojë as për duartrokitjet dhe as për sharjet e politikës. Pra, të funksiononte dhe të shkëputej.
Duket sikur këtë e kanë ata që kundërshtuan vetingun dhe janë rezultatet?
Jo, nuk ka. Kjo është dëshira dhe pasioni sa herë që shikon se diçka është kapur mirë nga duart e tij dhe po funksionon sipas kapjes që i ka vënë vetingu, ai gëzon.
Vetingu është proces i kapur?
Tani më thoni, a mund të ankohej ONM-ja? Unë po bëj pyetje retorike. Funksioni i vetingut dhe ONM-ja ku edhe ju e keni parë, janë në një radhë, qëndrojnë së bashku. Janë aktorë për të siguruar integritetin e vetingut. Por, ama ka një problem të fundit që do thosha. Kam qenë i shqetësuar shumë për statusin dhe raportin e ONM-së në organet e vetingut shqiptar dhe qeverinë shqiptare.
Ndaj, kur kam qenë ministër i Shëndetësisë kam kërkuar me shumë forcë dhe me shkrim, BE-së dhe komisioneve këtu në Tiranë, për të definuar dhe përcaktuar qartë raportet ndërmjet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Vetingut. Pra, që të mos krijonte as të çara e as boshllëqe që vetingu të funksiononte siç duhet.
Në ato kohë, dëgjova vetëm përgjigje partizane qoftë të ish ambasadores këtu, por edhe drejtoreshës Kalavero, ku me të vërtetë kam qenë i shqetësuar. Këto shqetësime ia kam paraqitur edhe komsionit të Hahn gjerë e gjatë për këtë çështje, ku nuk u morën parasysh. Madje, ne shpesh në shumë raste dhe nga mediat e sponsorizuara na shtrohej pyetja: A e do reformën apo nuk e do? Unë e kam shpjeguar qartë.
Nuk është çështje dashurie reforma, por saktësie dhe korrektese kushtetuese. Sot, ne kemi pozicionin më anormal në botë dhe e mbyll këtu. ONM-ja apelon vendimet e KPK-së. Ky është një turp, ku kjo nuk duhet të ndodhte dhe unë prandaj kam insistuar që kjo mos të ndodhte.
Pra, çdo të keqeje t`i dilnim përpara dhe një vendim që do dilte nga Komisioni i vetingut, të ishte solid dhe i pa atakuar. Pala që ishte përballë mund të kishte të drejtën e saj, por kurrë nuk mund të ndodhte çarja në këtë trup unik. Pra, kjo çarje tregon fare qartë që gjithçka që ishte, nguti presion të jashtëzakonshëm në vend dhe ndërkombëtar, ku prodhuan një proces i cili çalon, lëkundet dhe është i tronditur. /CNA.al
Një turiste polake është aksidentuar në ujëvarën e Thethit. ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka komentua...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi sot gjithë tati...
Kohë largimesh te Reali. Pas huazimit të Mateo Kovacic te Ch...
Uniforma e policisë është e shenjtë. Kështu janë shprehur kr...
Leonardo Bonucci ka dhënë konferencën e parë për shtyp pas r...
Gjykata e Gjakovës zhvilloi ditën e djeshme seancën ndaj Pje...
Në sallën e Gjykatës së Lartë, lutja e Nënë Terezës për gjyq...
Milani është afër transferimit të holandezit Quincy Promes i...
Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e...
Për 30 vjetorin e vdekjes së poetit Havzi Nela ka reaguar dh...
Calciomercato raporton se Paolo Maldini dhe Leonardo aktuali...
Verën e shkuar, PSG surprizoi gjithë botën duke transferuar ...
Kreu i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës Kreshnik Ço...
Një 57-vjeçar është hedhur nga ura në ujërat e Vjosës, por n...
Ekipi i Barcelonës ka qenë shumë aktiv këtë merkato duke ber...
Të shtëna me armë raportohen në lindje të Kanadasë, në qytet...
Stefano Sturaro kishte kohë që po kërkonte një ekip të ri dh...
Të moshuarit që kanë plotësuar moshën e përcaktuar me ligj d...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë i ndod...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...