Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka komentuar ndryshimin e kufijve në Kosovë nga studio e Report Tv.
Vasili është shprehur, se kjo tezë është shumë e rrezikshme dhe mund të sjellë pasoja të pamatshme.
Sipas tij pa njohje reciproke mes dy vendeve, dialogu nuk mund të ndërtohet.
Ndër të tjera, deputeti i LSI , është tronditur nga qëndrimi i Kryeministrit, Edi Rama, i cili mbështet këtë teori.
Vasili shton më tej, se integriteti terriotrial dhe bashkëjetesa etinike janë të panegociueshme, pasi kanë qenë pikat kyç në pakon e Ahtisarit.
Gjithashtu deputeti i LSI ka thënë se kjo tezë e hedhur, na kthen në Ballkanin e vjetër të ish-Jugosllavisë.
Pjesë nga intervista
Së pari z.Vasili dua të ndalemi te çështja e Kosovës, Presidenti Thaçi ka hedhur një tezë për korrigjimin e kufijve që ai e ka cilësuar, nuk bëhet fjalë për ndarje, shkëmbim territoresh por korrigjim kufijsh. Si e shikoni ju personalisht apo dhe si forcë politike?
Së pari kjo çështje vendoset në kuadrin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra sfondi ku është vendosur kjo çështje është ai atje. Po i marr në mënyrë shumë të thjeshtë dhe divulgative në mënyrë që dhe opinioni i gjerë publik të na ndjek, të na kuptojë dhe të jetë më i qartë lidhur me gjithë këtë zhurmë të madhe edhe mediatike po pse jo dhe politike. Ky dialog është dialog shumë i rëndësishëm. Një dialog i cili për asnjë arsye nuk duhet dhe nuk mund të ndalet. Pasi raporti Kosovë-Serbi është delikat, një raport që afekton jo vetëm marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy shteteve por ka dhe reflektimet e tij më të gjëra në rajon. Përsa i takon korrigjimit të kufijve, me ça lexoj sot dhe nga politikanë të një niveli shumë të lartë botëror, ky është një eufemizëm pa kuptim, korrigjim i kufijve, bëhet fjalë për ndryshim kufijsh dhe kjo është shumë e qartë. Në rastin konkret. Një tezë e tillë, është shumë e rrezikshme, rreziqet e të cilës janë kaq të gjera saqë janë dhe vështirë të matshme. Por e qartë është që rreziku është i dimensioneve dhe të pakontrolluara. Në fund të fundit meqë pika e lidhjes së bisedës sonë ishte pikërisht dialogu Serbi Kosovë, ky dialog ka një bazë, ka një fondament mbi të cilin duhet të ndërtohet. Disa elemente të rëndësishme të palëvizshme siç është integriteti territorial, bashkëjetesa mes etnive dhe përjashtimi dhe vendosja e dialogut në nivelin e barazisë, që do të thoshte njohje reciproke të njëri-tjetrit, janë premisa pa të cilat ky dialog nuk mund të ndërtohet. Pasi sot kërkohet dialog midis dy vendeve të cilët kanë një problem shumë të madh mes njëri-tjetrit, jo për shkak të Kosovës por për shkak të Serbisë. Pra duhet të dialogojë Serbia me një shtet të cilin ajo nuk e njeh. Në rast se një shtet nuk e njeh tjetrin çfarë mund të diskutojnë për elementet e tyre. Edhe kjo tezë që thashë është shumë e rrezikshme, është një tezë pa sens e cila krijon komplikacione shumë të rënda për të ardhmen e Kosovës, por njëherazi devijon dhe gjithë aksin ku Kosova ka hyrë.Pse them devijon aksin dhe pse them ky fondamend nuk duhet të lëvizi. Në momentin mbi këto elemente, paritet në tavolinë, respektim i minoriteteve, pakicave etnike të jetë në standardin më të lartë europian, gjë që Kosova ka bërë të pamundurën për ta realizuar dhe integriteti territorial, janë një themel mbi të cilat mund të flitet. Ku mund të flitet më qartë për autonomi më të gjera vendore, për tolerancë më të madhe në kuptimin jo vetëm administrativ, fetar etj. Mjaft elemente të konsakruar më së miri në pakon e Ahtisarit. Dhe të gjitha këto në një botë globale e cila nënkupton gjithmonë bashkëjetesën dhe jo përjashtimin, kufizimin, krijimin e zonave etnikisht të pastra,elementet e të bërit politikë e cila ka mbetur prapa pasi krijimi i këtyre zonave gjjithmonë kanë mbjell dhe kanë bërë të ketë shpërthim luftrash. Pra në një botë globale ku ecet drejt integrimit europian, rikthimi në funksion të axhendave të paqarta dhe që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, por më tepër janë të karakterit të ngushtë taktik të ditës apo dhe të problemeve të tjera të axhendave të cilat ngjajnë më shumë si sipërmarrje personal.
Si mund ta quani ju, si një ide të Presidentit Thaçi apo?
Për momentin kemi këtë gjë, ditë për ditë po zbardhen elemente të reja. Jam tronditur shumë vërtet pak minuta para se të vija te ju kur lexova një intervistë të rëndësishme të z.Karl Bilt, politikan i dimensionit botëror, administrues i Bosnjes kohë më parë, i cili përsa i përket shkëmbimit të kufijve, e ndante dhe kryeministri Rama në një bisedë që kishte pasur me të, pra që kryeministri i Shqipërisë, e mbështetste…
Nuk ka reaguar nuk ka thënë gjë..
Është një heshtje fajtore pasi sot këto gjëra duhet ti kishte bërë publike dhe këto gjëra shumë të rënda ne i marrim vesh nëpërmjet intervistës që z.Bilt kishte dhënë për Ëashington Post. Si mundet kryeministri shqiptar, përfaqësues i Shqipërisë i cili ka qenë në vijë të parë në betejën që Kosova të jetë e pavarur, të jetë pro axhendave të tilla të cilat janë kundër integrimit europian, atlantik, kundër të gjitha interesave të shqiptarëve dhe kundër të ardhmes së Kosovës. Ne si shqiptar të jemi të ftoftë, unë si shqiptar jam i interesuar vetëm për të ardhmen e Kosovës.Integritetin e saj dhe dhënien e shembullit që Kosova ka pasur shumë të drejta historike prej qindra vjetësh që ta kishte këtë mëvetësi, pavarësi dhe prandaj ajo po ecën në rrugë të mirë. Dhe nuk duhet të ndodhte kurrën e kurrës një shpërqëndrim me një axhendë të tillë në këtë moment kur Kosova në 18 korrik ka marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave. Pra e gjithë vëmendja e Kosovës, përqëndrimi i Kuvendit të Kosovës, i qeverisë së Kosovës dhe i Presidentit të Kosovës duhet të ishte përqëndruar pikërisht në atë që duhet bërë që ky rekomandim të kthehet në një vendim përfundimtar. Ne kemi pasur eksperiencë në Shqipëri se çfarë arritje madhore është që të nxjerrësh një vend nga izolimi. Praktikisht kosovarët janë të izoluar sot Dhe në moment politika kosovare mund të ndërtonte axhenda speciale, të përgatiste paketat e ligjeve, gjithçka që do ky proces kaq i komplikuar kaq jetik, në këtë moment kthehemi në një politikë shumë të vjetër e cila vetëm i mbars konfliktet, shpërqëndron vëmendjen nga ky që është një problem madhor pasi liberalizimi është hapi i parë për të ecur në integrimin europian. Pra dua të them edhe teza edhe koha janë në funksion të axhendave jo të qarta dhe me hije të zeza mbi vete.
Çfarë mund të themi, duhet të kishte pasur një reagim nga politika në Shqipëri, përveç akuzave me ?ish-kryeministrin Berisha?
Problemi është i tillë. Përsa i takon forcës politike që unë përfaqësoj, sigurisht unë nuk kam detyrime që të flas për politikën shqiptare në tërësi në sensin konkret. Ju e dini që ne kemi pasur një sërë komunikimesh të vazhdueshme dhe të përditshme. Të cilat të përgjithësuara dhe të përmbledhura janë pikërisht ai qëndrim që unë po diskutoja dhe me ju këtu. Pra ky ka qenë pozicion i vazhdueshëm. Unë kam mbajtur të qartë qëndrim publik që shina themelore është pako e Ahtisarit, integriteti territorial dhe bashkëjetesa etnike, janë të panegociushme, të padiskutueshme. Bota globaliste që sot jetojmë integrojnë komunitetet, nuk i ndan, nuk i fragmenton, nuk i izolon. Pra kemi qenë shumë të qartë në këtë pozicionim tonin. Kam parë sigurisht dhe qëndrimin e z. Berisha, qëndrim pozitiv.
Si i komentoni akuzat me z.Thaçi?
Nuk merrem me akuzat. Çështjet që z.Berisha ka ngritur, kanë qenë çështje me një rëndësi të madhe. Kanë qenë në sinkron me qëndrimin që partnerët euroatlantik mbajnë. Pra kanë qenë qëndrime që demonstrojnë prekupacion për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Nervozizmat dhe pjesa emocionale që nuk janë thelbi i çështjes. Por qëndrimi themelor dhe esenca e këti qëndrimi politik do jetë vetëm kaq dhe shumë i thjeshtë. Integrimi europian dhe integriteti i Kosovës, qoftë ai territorial, administrativ, kushtetues dhe plotësimi me gjithë institucionet e tjera, kjo është e vetmja e ardhme e Kosovës. Çdo manovër politike që kthen politikat e vjetra, kthen në ballkanin e vjetër të cilin e kemi lënë pas. Ballkani i ish-jugosllavisë ka ikur. Sot është një Ballkan i ri, i Kroacisë, Sllovenisë, Malit të zi, me një dimension europian ku secili shtet ka aspiratë europën. Dhe një Ballkan i cili rikthehet mbrapsht dhe një Serbi që do të jetë ajo që ka qenë përpara viteve 90, janë gjëra që nuk mund të ndodhin kurrë. As nuk mund të ketë më një Serbi që ka qenë. Është një shtet në Ballkan i cili ka aspiratat e veta për integrimin europian. Dhe në këtë garë do jetë një garuse sikurse shtetet e tjera. As imponuese, as kërcënuese dhe as rrëmbyese asgjëje. Ideja e Serbisë së madhe dhe ish-Jugosllavisë ka vdekur dhe nuk ngjallet më.
Dhe brenda Kosovës ka përplasje. Kryeministri Haradinaj e keni dëgjuar që ka thënë kufijtë janë vendosur me luftë dhe a mund të sjellë destabilitet në Ballkan?
Problemi qëndron këtu, ju pyetët qëparë se çformë ka nisma e Presidentit. Nisma e Presidentit është e dukshme, apo debati që ka hapur është një debat i izoluar tek ai. Pasi z.Kadri Veseli figurë themelore ka qenë shumë i qartë për këtë çështje. Z.Haradinaj që përfaqëson praktikisht qeverinë e Kosovës, të gjithë grupet politike kuvendore dhe gjithë opinioni publik, në këtë rast është një situatë shumë e qartë. Presidenti është këtu dhe i vetëm dhe gjithë politika kosovare është në krahun tjetër. Dhe pikërisht për këtë arsye ka mjaft elemente të paqarta që rrinë jo në dritë. Sot p.sh të vërtetat që z.Bilt ka në intervistën e tij ishin vërtetë tronditëse por dhe konstatimet madhore që ai jepte, pra mos hapja e një kutie pandore dhe mos rikthimi në Ballkanin sërish në një fuçi baruti, pasi Ballkani fuçi baruti ka qenë një sfidë e madhe për ta lënë pas, Ballkani që integrohet në Europë dhe në Alenacat Euroatlantike, ky është ballkani i ri. Çdo tendencë për rikthim në Ballkanin e Vjetër sigurisht do plotësonte orekset e ndonjë shteti të caktuar dhe do ushqente shovinizmat e të shkuarës por nuk do i jepte të ardhme rajonit./CNA.al
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi sot gjithë tati...
Kohë largimesh te Reali. Pas huazimit të Mateo Kovacic te Ch...
Uniforma e policisë është e shenjtë. Kështu janë shprehur kr...
Leonardo Bonucci ka dhënë konferencën e parë për shtyp pas r...
Gjykata e Gjakovës zhvilloi ditën e djeshme seancën ndaj Pje...
Në sallën e Gjykatës së Lartë, lutja e Nënë Terezës për gjyq...
Milani është afër transferimit të holandezit Quincy Promes i...
Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e...
Për 30 vjetorin e vdekjes së poetit Havzi Nela ka reaguar dh...
Calciomercato raporton se Paolo Maldini dhe Leonardo aktuali...
Verën e shkuar, PSG surprizoi gjithë botën duke transferuar ...
Kreu i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës Kreshnik Ço...
Një 57-vjeçar është hedhur nga ura në ujërat e Vjosës, por n...
Ekipi i Barcelonës ka qenë shumë aktiv këtë merkato duke ber...
Të shtëna me armë raportohen në lindje të Kanadasë, në qytet...
Stefano Sturaro kishte kohë që po kërkonte një ekip të ri dh...
Të moshuarit që kanë plotësuar moshën e përcaktuar me ligj d...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë i ndod...
Pilotët e kompanisë ajrore “Ryanair” po zhvillojnë një grevë...
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla shprehet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...