web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I papërgjegjshmi që u jep fëmijëve akullore me laksativ për t’u bërë i famshëm në YouTube

3 Gusht 2018, 20:10, Lifestyle CNA

Një kanal shumë i ndjekur në YouTube është pezulluar pasi përdoruesi i tij, baba i katër fëmijëve postoi nje video ku i jepte fëmijëve të tij akullore me laksativ vetëm për të marrë ca klikime më tepër.

Cordero James Brady nga Nevada, ka në zotërim kanalin CJ SO COOL  në YouTube ku ka mbi 5.6 milion ndjekës dhe fiton të ardhura prej tij.

Por vetëm para një jave, kanali i tij është mbyllur nga vetë YouTube pasi ai pati guximin dhe pandjeshmërinë për t?iu dhënë fëmijëve akulloren me laksative.

Ideja e tij ishte të tregonte se si do të reagonin fëmijët e tij kur laksativi të fillonte t?iu jepte shqetësime në stomak. Vetëm pas 90 minutash pasi hëngrën akulloren fëmijët shfaqen duke qarë pasi nuk e dinë se çfarë iu ka ndodhur. Pa marrë parasysh se shqetësimi po u vinte nga babai i tyre i papërgjegjshëm.

Videoja është filmuar dy vjet më parë, por YouTube e hoqi vetëm javën e kaluar kur babe.net e raportoi.





Lajmet e fundit nga