web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I zhvati 500 mijë paund të dashurës 37 vite më të madhe, e pabesueshme për çfarë i përdori paratë i riu

28 Korrik 2018, 10:10, Lifestyle CNA

Një marrëdhënie 18-mujore midis një 66-vjeçareje dhe një 29-vjeçari ka përfunduar në një mënyrë të pazakontë.

Çifti pasi pësoi krisje në lidhje përfunduan në gjykata duke dhënë shpjegime për zhvatje në shuma të mëdha parash.

Kështu, Cristian Mihalea zhvati të dashurën e tij disa vite më të madhe në moshë, Christiane Shellard, të cilës i kishte marrë një hua prej 500 mijë paundësh.

66-vjeçarja deklaroi në gjykatë se ai i kishte marrë këtë shumë për të blerë një banesë në emrin e saj ku ai mund të jetonte.

160 mijë paund kishin shkuar për faturat mjekësore të babait të së dashurit të saj, ndërsa 4 mijë paund të tjera për një orë dore.

42 mijë paund i dashuri i 66-vjeçarës i kishte shpenzuar për të blerë një makinë për motrën e tij.

Megjithëse të gjitha asetet që dispononte ishin ngrirë, i riu i kishte harxhuar të gjitha paratë në baste online, duke habitur kështu gjykatësin.





Lajmet e fundit nga