web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ronaldinjo bashkohet me dhimbjen e grekëve dhe ka dy fjalë për ti thënë...

27 Korrik 2018, 21:15, Lifestyle CNA

Tragjedia në Athinë mori vëmendjen e gjithë botës ku numri i viktimave nga zjarret deri më tani ka arritur në mbi 80 persona.

Shumë njerëz të famshëm u solidarizuan me ngjarjen në Athinë ku shprehën keqardhjen e tyre.

Një nga këta persona është dhe futbollisti i njohur, braziliani Ronaldinho.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Milanit ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram nga ku shpreh dhe ngushëllimin e tij për ngjarjen.

“Ndihem keq për Greqinë tonë, për Athinën tonë dhe për vëllezërit tanë të guximshëm grek. Lutjet dhe ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë”, shkruan braziliani në gjuhën greke që e shoqëron me një foto me flamurin e Greqisë.





Lajmet e fundit nga