Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Me anë të një deklarate për mediat Kryetari i Komisionit të Integrimti Genc Pollo ka vënë sërish në qëndër të vëmendjes çështjen e kompanisë ?Fusha sh.p.k?.
Partia Demokratike ka reaguar duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare t?i japë përgjigje publikisht, 15 pyetjeve që i ka drejtuar për transparencë, Komisioni Europian.
”Para dy javësh ne këtë foltore denoncova shkeljen e rëndë që Ligji Special Fusha shpk i bën Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian dhe shtova se Komisioni Europian ka të drejtë e detyrë të ndërhyjë. Këtë shqetësim ne e kemi ngritur edhe në letrën që, bashkë me 3 kolegë demokratë, i dërguam Komisionit Europian ku shprehëm qartë se Ligji Special Fusha shpk përjashtoi nga gara kompanitë e tjera, përfshirë edhe ato të Bashkimit Europian.? shprehet Kryetari i Komisionit të Integrimit.
??Ne nuk presim që qeveria ti thotë të vërtetën Komisionit Europian. Partia Demokratike, si alternativë e pushtetit, do të hartojë pergjigjet e veta ndaj pyetjeve të Brukselit, do t’i paraqesi ato në BE dhe do t’i publikojë ato. Qytetarët le të gjykojnë pastaj. Afera Fusha shpk me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, është çështje e çdo shqiptari që, në vend të sundimit të krimit dhe korrupsionit, do Europën!? mbyll deklaratën Genc Pollo./CNA.al
Deklarata e plotë:
Prej disa ditësh qeveria shqiptare ka mbi tryezë pyetje zyrtare të Komisionit Europian, i cili i kërkon qeverisë të japë shpjegime mbi Ligjin Special ?Rama – Fusha shpk”, përmes të cilit shëmbet Teatri Kombëtar dhe grabitet toka publike për të ndërtuar aty kulla me më shumë se 20 kate.
Pyetjet e Komisionit Europian janë të qarta e të shkoqura; që unë i përmbledh fare mirë në një të vetme: pse ja dhatë kontratën pikërisht kompanisë Fusha shpk. pa tender e pa garë e sidomos pse me ligj të veçantë? Dhe nuk ka bir nëne që mund t’u pérgjigjet ketyre pyetjeve pa e bërë beli:
-se është shkelur Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Kushtetuta e një gjysëm duzine ligjesh
– se behet Ligji Special Fusha shpk për të shmangur Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku PS nuk ka shumicën e duhur për tjetërsimin e pronës publike
– se caktohet Fusha shpk që Rama&Co të pastrojnë paratë
Para dy javësh ne këtë foltore denoncova shkeljen e rëndë që Ligji Special Fusha shpk i bën Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian dhe shtova se Komisioni Europian ka të drejtë e detyrë të ndërhyjë. Këtë shqetësim ne e kemi ngritur edhe në letrën që, bashkë me 3 kolegë demokratë, i dërguam Komisionit Europian ku shprehëm qartë se Ligji Special Fusha shpk përjashtoi nga gara kompanitë e tjera, përfshirë edhe ato të Bashkimit Europian.
Ligji special ?Fusha shpk? përveçse që kaloi shpejt, nga sytë këmbët, në Kuvend, ai nuk u lejua të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit europian. Pikërisht në Komisionin që ka detyrë të verifikojë nëse p.ligjet janë në përputhje me MSA e legjislacionin europian!
Sot mund të shtoj diçka tjetër: Se nuk ishte thjesht arroganca shkaku që qeveria e përjashtoi opozitën nga mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit në nentor 2017 duke prishur një traditë pozitive të iniciuar shumë vite më parë nga mazhoranca e PD. Ky përjashtim duket se ka qenë i paramenduar pasi sipas MSA neni 74 (Kontratat publike) Ke?shilli i Stabilizim-Asociimit shqyrton periodikisht nëse Shqipe?ria lejon pjesëmarrjen e kompanive komunitare europiane në gara për kontrata publike. Dhe natyrisht që qeveria rilindiste nuk lejon as kompani shqiptare e as komunitare në tenderat e saj përveç fushave shpk. Dhe normalisht që opozita, si shahit i bezdisshëm, më mirë të përjashtohet nga mbledhja.
Ne nuk presim që qeveria t?i thotë të vërtetën Komisionit Europian.
Por gjithësesi është koha që Qeveria të mos vonojë asnjë ditë më shumë përgjigjet e saj për Komisionin Europian; dhe t’i bëjë ato menjëherë publike, me transparencë, sepse tani kjo nuk është më një çështje e rutinës parlamentare.
Partia Demokratike, si alternativë e pushtetit, do të hartojë pergjigjet e veta ndaj pyetjeve të Brukselit, do t’i paraqesi ato në BE dhe do t’i publikojë ato. Qytetarët le të gjykojnë pastaj.
Afera Fusha shpk me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, është çështje e çdo shqiptari që, në vend të sundimit të krimit dhe korrupsionit, do Europën!
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Është ndaluar në Kakavijë biznesmeni Lulzim Kulla. Shtetasit...
Nga Oerd Bylykbashi*Gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar nu...
Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si...
Në një postim të bërë në rrjetin e tij social kryeministri i...
Pas indicieve nga qytetarët, trupa inspektuese e Drejtorisë ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publike denoncimin e q...
Prej disa kohësh, mediat kanë filluar të denoncojnë intensiv...
Pas zjarreve të mëdha të ndodhura në Athinë oret e fundit, u...
Ditë më parë ndaj avokatit Ilia Ilia u ushtrua dhunë, dhe në...
Tragjedia në Athinë ka marrë 53 jetë njerëzish dhe si pasojë...
Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota ...
Tragjedia në Athinë vazhdon, me mbi 50 të vdekur dhe me mijë...
Që prej ditës së djeshme, Greqia ka jetuar një tragjedi komb...
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin ‘’Summe...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi rrezikon të ketë fatin e Gj...
Zona e Atikës në Athinë është përfshirë nga zjarret ditën e ...
Mazhoranca qeverisëse ka votuar dje projektligjin“Për profes...
Presidenti Meta i ka dërguar sot një mesazh hmologut grek, P...
Ka shkuar në 54 numri i personave të cilët humbëj jetën si p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...