web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndodh çudia me Qarkullimin Jugor të Atlantikut, e frikshme ajo që na pret

23 Korrik 2018, 12:05, Lifestyle CNA

Sigurisht që nuk pritet asnjë skenar apokaliptik, por Qarkullimi Jugor i Atlantikut, që transporton ujin e ngrohtë drejt veriut dhe atë të ftohtë drejt jugut, po ngadalësohet dhe kjo mund të sjellë një ngrohje të konsiderueshme të klimës në 20 vitet e ardhshme.

Sipas një studimi të fundit, dobësimi i këtij qarkullimi, që konsiston në një sistem rrymash që përfshin edhe atë të Gjirit të Meksikës, është pjesë e ciklit të tij natyror.

Qarkullimi i Atlantikut funksionon si një transportues gjigant që lëviz ujin e ngrohtë të Gjirit të Meksikës drejt veriut, pra drejt Groenlandës, Islandës dhe Detit të Norvegjisë.

Në këtë pikë masat e ujit ftohen, bëhen më të dendura dhe bien në thellësi, ku rrymat bëjnë një kthesë, ndërrojnë drejtim dhe transportojnë ujin e ftohtë drejt tropikëve.

Nga vëzhgimet doli se ky sistem rrymash po kalon nga faza e tij e shpejtë në atë më të avashtë dhe kjo me implikime në ngrohjen globale.

Në fakt, kur këto rryma janë në fazën më të shpejtë heqin sasi më të mëdha të CO2-it nga atmosfera dhe i grumbullojnë në thellësi, duke i mbajtur për periudha shumë të gjatë, për të paktën 1 000 vite.





Lajmet e fundit nga