web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Treni elektrik në Tiranë/ Deputeti demokrat nxjerr "zbuluar" Veliajn

23 Korrik 2018, 18:52, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, ka reaguar pas premtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, se Tirana shumë shpejt do të bëhet me tren elektrik.

Sipas Shehut, treni nuk është përgjrgjësi e Veliajt por e Ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknurit.

Ai shton më tej se Veliaj ka probleme  të tjera për të zgjidhur përpara trenit elektrik.

Ndër të tjera Shehu ka thënë se Tiranës i mungojnë kanalizimet dhe pastrimi i ujrave të zeza.

Më tej Shehu është shprehur se çdo gjë Veliaj e bën për fasadë, duke përmendur këtu korsitë e biçikletave dhe mbjelljen e 100 pemëve.

Postimi i plotë

Avulloret Nuk Janë Përgjegjësi e Jotja zoti Veliaj!
Me fal që po të them z. Veliaj sepse e di që të pëlqen të të thonë Lali Eri, mbasi vetë ja ke vënë këtë nofkë vetes për t?u dukur më “trendy”. Por, unë nuk të kam votuar dhe për mua ka më shumë rëndësi standarti se sa preferencat tuaja.

Të pashë kur tregove historinë e avullores dhe konsorciumit Europian të hekurudhave dhe duhet të pranoj që ta kishin mësuar mirë dhe ju e kishit memorizuar mirë atë. Por, kjo më bëri të shkruaj këto radhë mbasi si qytetar i Tiranës pres të tjera gjëra prej jush dhe jo avullore.

Nëse ke merak trenat, ato janë përgjegjësi e Damianit dhe jo e juaja. Prandaj të lutem mos u merr me trenat por merru me punët tuaja.

Të lutem na pastro qytetin sepse edhe në qendër të Tiranës nuk kalon dot afër koshave të plehrave. Dhe besoj se nuk e ke harrruar se para gati 2 vitesh ke inaguruar një Joint Venture ?Eco Tirana? që tani është shndërruar në ?Pis Tirana?.

Të lutem bëj kanalizimet dhe pastro ujrat e zeza sepse ato plasin kudo nëpër Tiranë dhe afër Lanës nuk kalohet nga era e tyre. Qeveria Japoneze ka financuar 100 milionë dollarë për projektin e pastrimit të ujrave të zeza të quajtur ?Tirana e Madhe?. Dhe këtë e kam firmosur unë që në 2007 por si qytetar dua të di pse nuk po e përfundon këtë projekt por merresh me punë të kota.

Po shikoj se parkimet e rrugëve në lagje po i bën rrugë biçikletash. Unë mendoj se parkimi i makinave është më i rëndësishëm se korsitë e biçikletave por me sa duket ty të intereson më shumë të dukesh ?trendy?. Pra, të intereson më shumë fasada se sa shqetësimet e qytetarëve.

Besoj se e di që 80% e pallateve në Tiranë nuk kanë parkime të nëndheshme dhe kur sheshet e pallateve po i bën kulla, parkimet në rrugët e lagjeve janë e vetmja mundësi për qytetarët.

Na ke mashtruar se mbolle 100 mijë pemë duke marrë edhe bekimin e Myftiut të Tiranës për pemën e 100 mijtë, por qyteti po ndizet nga betoni dhe asfalti. Prandaj të lutem na gjelbëro qytetin dhe hiq dorë nga kullat se bën vaki dhe një ditë të bien mbi kokë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga