web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjike/ Mbytet në det 30 vjeçari

16 Korrik 2018, 10:55, Aktualitet CNA

Në afërsi të Portit të Shëngjinit tek vendi i quajtur ?Skalierat? është gjendur një person i pajetë.

Trupi është i shtetasit M.I, 30 vjeç banues në Elbasan. Besohet se është mbytur në Shëngjin rreth orës 09:45.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Deklarata e policise:

Lezhë

Informacion paraprak

Më datë 16.07.2018, rreth orës 09:45, në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur ” Skalierat” , është gjetur i mbytur në det shtetasi M.I. rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie tjetër fizike.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë,  po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga