web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e Trump në Londër/ Ja si e presin anglezët presidentin amerikan (video)

13 Korrik 2018, 18:58, Aktualitet CNA

Anglezët vijojnë protestat kundër vizitës së Donald Trump në Londër.

Ata kanë ngritur sot në qiell mbi Parlamentin e Britanisë së Madhe një balonë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin ?Trump Baby?.

Balona më përmasa gjashtë metra dhe ngjyrë portokalli, u ngrit në lartësinë tridhjetë metra për rreth dy orë, e shoqëruar nga brohëritjet në shesh.

Ajo përshkroi një fluturim mbi Westminster Abbey dhe statujat e figurave të shquara si Winston Churchill, Mahatma Gandhi dhe Millicent Fawcett.

Organizatori i saj Blimp Leo Murrey, u shpreh për CNN, se kjo balonë ishte projektuar për të folur me Trump në një gjuhë që konsiderohet si fyerje personale.

Njëri nga protestuesit, u shpreh se Trump nuk është i mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe askush nuk dëshiron që ai të jetë në pushtet. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga