web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Gjykatës për Roshin/ PD “sulmon” Arta Markun

13 Korrik 2018, 16:59, Aktualitet CNA

Gjykata dënoi sot me 60 orë punë në komunitet ish Kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin, pasi nuk kishte deklaruar një dënim në formularin e dekriminalizimit.

Demokratët kanë reaguar, duke u shprehur se ky vendim tregon se Edi Rama po tallet me procesin e dekriminalizimit.

Sipas tyre, nëse je mik me drejtësinë mund ti shpëtosh burgut, duke përmendur këtu rastin e Tom Doshit.

Demokratët kanë shtuar më tej, se për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat dhe kryebashkiakët e tij, Rama emëroi në mënyrë antikushtetuesë si Prokurore të Përgjithshme, Arta Markun.

Më tej në reagim thuhej, se sa të jetë Edi Rama kryeministër, rrjeta e drejtësisë nuk do i kap ?peshqit e mëdhenjë?.

Deklarata e plotë

Vendimi i sotëm i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin.

Sot shqiptarët panë se kur ke mik Edi Ramën dhe drejtësinë nën kontroll, i shpëton burgut dhe bën vetëm 60 orë punë për komunitetin.

Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës,  Tom Doshi.

Partia Demokratike që në fillim ka bërë të qartë se emërimi antikushtetues i Prokurores Private Politike Arta Marku nga Edi Rama u bë për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat e tij të korruptuar dhe kryebashkiakët e tij të lidhur me krimin e organizuar.

Arta Marku, njësoj si Edi Rama, konstatoi në pretencën e prokurorisë se Elvis Rroshi është një qytetar i nderuar dhe pa rrezikshmëri shoqërore.

Prandaj i kërkon gjykatës që ta falë dhe të mos e cojë në burg.

Elvis Rroshi është i dënuar në Itali për veprën e rëndë penale ?përdhunim në grup?, si dhe ka disa procedime penale në Gjermani, Zvicër e Itali për trafik droge.

Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.

Vendimi i sotëm i organeve të drejtësisë është një tjetër provë që Reforma në Drejtësi u përdor nga Edi Rama për të kapur politikisht sistemin gjyqësor, për hallin e tij personal dhe për hallet e bandës së tij kriminale.

Sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, rrjeta e drejtësisë nuk do i kap ?peshqit e mëdhenjë?, por ato do të dalin nga rrjeta dita ditës.

Partia Demokratike garanton opinionin publik se dita e shkëputjes së lidhjeve të Qeverisë me krimin e organizuar nuk do të jetë e largët.

Largimi i Edi Ramës do të jetë edhe dita ku drejtësia do të çlirohet nga duart e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe ?peshqit e mëdhenj? do të bien në rrjetën e drejtësisë së pavarur. /CNA.al





Lajmet e fundit nga