LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Top Channel nuk paguan borxhin prej 500 milion lekësh

12 Korrik 2018, 14:25, Aktualitet CNA
Top Channel nuk paguan borxhin prej 500 milion lekësh

Top Channel i  ka borxh një kompanie private  një shifër  prej rreth 500 milionë lekësh.

Kompania  ?New Vision?,  ka ndërtuar skenat e spektakleve këtij televizioni, por nuk është paguar.

Dhe për më tepër Top Channel ka refuzuar dhe refuzon sistematikisht që t?i paguajë faturën e borxhit.

Për pasojë, kjo situatë ka prodhuar një  konflikt të hapur duke e detyruar subjektin që ka kryer punimet, që t?i drejtohet Gjykatës, duke e paditur Top Channel për faturën e papaguar.

Përmbaruesi gjyqësor privat fillimisht ka lajmëruar debitorin për një pagesë vullnetare, duke dhënë një afat 10-ditor, por Top Channel sërish ka refuzuar të paguajë.

Pas kësaj përmbaruesi ka vendosur sekuestro konservative e ekzekutive mbi llogarinë e debitorit Top Channel, por më pas e ka hëqur sekuestron.

Aktualisht çështja ndodhet në Gjykatë dhe procesi  gjyqësor vijon, ndërkaq, dosjes i është shtuar dhe një  padi penale./CNA.al

Lajmet e fundit nga