web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita kërkon shtyrjen e Komisionit të Ligjeve/ Zbardhet arsyeja

11 Korrik 2018, 08:32, Aktualitet CNA

Opozita me në krye dy përfaqësuesit e grupeve parlamentare, përkatësisht Edmond Spaho nga Partia Demokratike dhe Petrit Vasili nga Lëvizja Socialsite për Integrim në një letër dërguar kreut të Kuve dit Gramoz Ruçi shprehin kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes sipas tyre në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit.

Në Komisionin e Ligjeve është parashikuar që në orën 11.00 të shqyrtohen dy raporte të rëndësishme për gjendjen e kriminalitetit në vend. Ai i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Për opozitarët është shkelje flagrante e Rregullores është caktimi i programit dhe kalendarit të Komisionit nga kryetari Ulsi Manja pa u këshilluar më parë me nënkryetarin Alibeaj, siç e detyron neni 33 i Rregullores së Kuvendit.

?Nëse veprimet arbitrare të përfaqësuesve të maxhorancës, në shkelje të Rregullores, mbështeten nga ana juaj, atëherë jeni duke vënë seriozisht në rrezik bashkëjetesën demokratike midis maxhorancës dhe opozitës në Kuvend?- thuhet në kërkesën e kryetarëve të opozitës./CNA.al





Lajmet e fundit nga