web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ultimatumi i BE “zgjon” Vettingun/ Paralajmëron KPK: Do pastrojmë drejtësinë nga të korruptuarit

5 Korrik 2018, 08:01, Aktualitet CNA

Ultimatumi i Bashkimit Europian për të thelluar Reformën në Drejtësi, me qëllim hapjen e negociatave në qershor të 2019, ka vënë në lëvizje organet e vetingut.

Ditën e djeshme KPK përmes një reagimi zyrtar për gazetën ?SOT?, ka paralajmëruar se prioritet i punës së saj është spastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit, për të ndihmuar në çeljen e negociatave.

Madje, në reagimin e tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbuloi se është i vendosur për të kryer një proces vetingu të pavarur dhe objektiv për njerëzit e drejtësisë, hetim ky i mbështetur fuqishëm edhe nga Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

?KPK është plotësisht i ndërgjegjshëm për rëndësinë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, me qëllim pastrimin e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni dhe rikthimin e besimit të publikut, por edhe si një proces me ndikim në hapjen e negociatave për Shqipërinë. Për rrjedhojë, KPK ka qënë dhe mbetet tepër e angazhuar për të ushtruar detyrat funksionale dhe ligjore, në bashkëpunim me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Referuar pyetjes tuaj për përshpejtim të procedurave, ju bëjmë me dije se hetimi administrativ që kryhet ndaj subjekteve kërkon kohën e tij, duke qenë se kalon në disa procese verifikimi dhe analizimi, deri në nxjerrjen e vendimit final?, thuhet në përgjigjen e KPK për gazetën.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se po punon me orar të zgjatur, përtej atij zyrtar, me qëllim mbylljen sa me shpejt të procesit të vetingut.





Lajmet e fundit nga