web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pak pasi bëri publik lajmin e shtatzënisë, moderatori shqiptar braktis të dashurën

4 Korrik 2018, 13:52, Lifestyle CNA

Meriton Mjekiqi është ndarë nga e dashura shtatzënë, një muaj pasi bëri publik lajmin se së shpejti do të bëhej për herë të parë baba.

 

Burime pranë ?Panorama Plus? kanë konfirmuar se çifti ka vendosur t?i japë fund historisë së dashurisë, në prag të lindjes së fëmijës së parë.

 

Sakaq, në profilin e tij në ?Instagram?, moderatori 21 vjeç ka fshirë të gjitha postimet, madje edhe foton ku shfaqte  partneren e tij  Egesta në pritjen e ëmbël. Ndërkohë që, ata kanë vendosur të mos e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Top-modeli i njohur ka fituar çmimin ?Unë jam Top Model?, që ishte dhe oguri i mirë për t?i hyrë karrierës si prezantues në Kosovë. Së fundmi, e kemi parë të prezantojë përkrah Alaudin Hamitit emisionin ?NIN? në Klan Kosova, por në fillim të këtij viti u deklarua se nuk do të ishte më pjesë e tij për t?u shfaqur në një projekt të ri.





Lajmet e fundit nga