web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dashuri Bardh e Zi/ Ja çfarë do të ndodhë sot

4 Korrik 2018, 11:09, Lifestyle CNA

Namik urdhëron Xhunijetin që të vrasë Asllën. Ferhat i rrëfen Asllës se është ndjerë mirë duke mbajtur një fëmijë në duar. Ferhat dhe Asllë vendosin të shkojnë vazhdimisht për vizitë në shtëpinë në fshat. Azad i ofron Jeterit të qëndrojë në shtëpinë e tij për të mos u larguar nga Stambolli. Gylsym i kërkon Jeterit të paraqitet në dasmën e saj. Jeter nuk pranon ndihmë nga Azad. Dëshmitarët në dasmën e Gylsymit dhe Abidinit do të jenë Hylja dhe Dilsiz.

Abidin surprizon Gylsymin duke mbajtur një fustan nusërie dhe lule në duar. Gylsym i shpreh mirënjohjen Abidinit për mbështetjen e tij. Dilsiz dhe Hylja shkojnë sëbashku në dasëm dhe diskutojnë rreth dashurisë. Gylsym bëhet nuse dhe e lë Abidinin pa fjalë. Ai ndihet keq pasi mendon se Gylsym duhet të ishte martuar me njeriun që dashuron. Gylsym i thotë Abidnit se është e lumtur dhe me fat që po martohet me një njeri si ai. Gylsym mërzitet për faktin që Jeter, Ferhat dhe Asllë nuk janë në dasmën e saj. Asllë i thotë Ferhatit se problemi i tij nuk është që nuk e dashuron atë, por që nuk dashuron veten. Ferhat përqafon Asllën për herë të parë. Azad merr një lajm që nuk i pëlqen dhe diskuton rreth tij me Ajhanin. Gylsym dhe Abidin i thonë po njëri tjetrit dhe shpallen burrë e grua. Jeter shkon në gjykatë pasi ka përfunduar ceremonia duke e lumturuar Gylsymin.

Gylsym dhe Jeter përqafohen me lotë ndër sy. Namik i premton Idilit se do të martohen dhe do të bëjnë fëmijë sëbashku. Gylsym i lutet Jeterit që të mos largohet nga Stambolli dhe ajo vendosë t?a dëgjojë. Jeter falenderon Abidinin. Xhunijet përgjon shtëpinë ku Asllë dhe Ferhat ndodhen dhe urdhëron njerëz të armatosur të paraqiten aty. Ferhat i rrëfen Asllës se për herë të parë ka patur frikë dhe kjo për arsye se jeta e Asllës është vënë në rrezik. Ferhat i kthen Asllës unazën e martesës dhe i kërkon asaj të mos e heqë më. Gylsym dhe Abidin rikthehen në vilë pas martese. Namik dhe Handan revoltohen ndaj tyre. Abidin gjen guximin për t?ju kundërvënë Namikut. Ferhat gatuan për Asllën dhe i tregon asaj se ka mësuar të gatuaj në burg. Jeter shikon jigitin nga larg, ndërsa Azad shikon Jeterin. Ferhat dhe Asllë dehen duke folur rreth fëmijërisë së tyre. Njerëzit e Xhunijetit nisin sulmin kundër shtëpisë ku ndodhen Asllë dhe Ferhat.





Lajmet e fundit nga