web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtypi i ditës, 30 qershor 2018

30 Qershor 2018, 06:12, Aktualitet CNA

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e sotme, e shtunë 30 qershor 2018.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Infermierët: Na ulën pagat, e çojmë në gjyq”, vijon më tej me titullin “Beteja’ me armë në ‘Kinostudio’ i plagosuri: Nuk i pash antentatorët”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Urimet diplomatike dhe Rama”, ndërsa më tej shkruan “Basha: Balla garantuesi i kalimit të parave të drogës së bandës së Elbasanit”, “Taulant Balla: Basha të paraqitet në gjyq, ndaj tij janë tre padi penale”.

Gazeta “Shqiptarja.com” hapet me titullin “Patentat, si mund të shmangësh pezullimin duke paguar”, dhe vijon më tej me “157 pronarë të trojeve të zëna marrin 1.3 milionë euro”.

Sportivja “Gola” hapet me titullin “Kombëtarja U-17 humb edhe miqësoren e dytë me Bosnjën”, ndërsa më tej shkruan “Projekti ‘Topi Yt’, FSHF nis ndarjen e topave falas nga Elbasani”. /CNA.al





Lajmet e fundit nga