web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i vëllezërve Bytyqi/ SHBA, dritë jeshile për rezolutën

29 Qershor 2018, 15:58, Aktualitet CNA

Kanë kaluar gati dy dekada nga vrasja e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Serbi dhe ndaj askujt nuk janë ngritur akuza penale, megjithë premtimet e qeverisë serbe për të sjellë ekzekutorët e krimit përpara drejtësisë.

Të enjten, familja e vëllezërve Bytyqi ishte në Kongresin amerikan ku përjetoi një ngjarje që i bën ata optimistë se drejtësia do të vihet në vend.

Siç njofton kolegu ynë Ilir Ikonomi, Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve i dha dritën e gjelbër një rezolute, e cila u kërkon Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë trysninë ndaj qeverisë serbe për ndëshkimin e fajtorëve.

Kongresmeni republikan nga Nju Jorku, Lee Zeldin, është sponsorizuesi kryesor i rezolutës për vëllezërit Bytyqi, e cila u propozua një vit më parë.

?U deshën shumë përpjekje për të arritur deri tek votimi në Komisionin për Punët e Jashtme, që do të thotë se ka më shumë ndërgjegjësim për atë që ndodhi. Rezoluta ka mbështetje nga të dyja partitë. Që marrëdhëniet mes vendeve të përmirësohen, kjo është pikërisht prova e vullnetit të mirë: të kemi drejtësi, të kërkojmë llogari dhe transparencë për atë që ndodhi,? i tha kongresmeni familjes Bytyqi.

Në Komisionin për Punët e Jashtme, kryetari i tij Ed Royce i shprehu ngushëllimet e thella prindërve dhe dy djemve të mbetur nga familja Bytyqi, që ishin ulur në sallë.

Shtetet e Bashkuara prej kohësh i kanë kërkuar qeverisë serbe të nxjerrë përpara drejtësisë ata që ekzekutuan tre vëllezërit Bytyqi, të cilët u arrestuan në korrik 1999, pas mbarimit të luftës së në Kosovë, kur ishin duke kaluar gabimisht kufirin në Serbi. Ajo që dihet është se megjithë vendimin e një gjykatësi për lirimin e tyre, ata u morën nga një njësi serbe e operacioneve speciale, u ekzekutuan dhe u lanë sipër një varri masiv.

Autoritetet serbe nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj personave që kanë qenë pjesë e zinxhirit të komandës në Ministrinë e Brendshme dhe që kanë patur lidhje me këtë krim.

Rezoluta për vëllezërit Bytyqi tani do t?i kalojë për miratim gjithë Dhomës së Përfaqësuesve, raporton radioja ?Zeri i Amerikës?.





Lajmet e fundit nga