web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aboneja me fotografi/ "Shpërthen" Leonard Olli: O Legena ...

29 Qershor 2018, 15:39, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh mediat po sensibilizojnë qytetarët lidhur me urdhërin e ri të dalë nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Transporteve, lidhur me abonetë e udhëtimit urban.

Në njoftime thuhet se aboneja do të jetë e vlefshme vetëm nëse do të mbajë elementët e shtuar të sigurisë, si identiteti, fotografia dhe karta e identitetit gjithmonë me vete.

Pas kësaj ka reaguar edhe ish-kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkonë e Tiranës, Leonard Olli.

Ai shkruan:

“Keta jane palaço te kategorise ndergalaktike! Edhe aboneja si karte identiteti qe askush brenda familjes te mos perdore te njejten abone. Turp ndergalaktik! Palcen po ua thithin shqiptareve e askush nuk flet dhe as ata qe e kane per detyrim kushtetues nuk flasin e nuk veprojne! Nuk ka me turp dhe me moment qe te ben te nxjerresh zorret jashte kur karagjozet e lalit qe kane edhe pronesine e linjave te transporit publik dalin ne tv dhe thone se kjo po behet si kudo ne bote! O legena, po ju ofroni sherbim si kudo ne bote???!!!! E dyta, te pakten ne Greqi, France dhe Itali ky turp nuk ndodh, per ke vend ne bote flasin legenat e lali Erit?! Sikur mos mjaftonte vjedhja me çmimim e biletes tani duhet te grabiten tiranasit edhe me abonene. Me logjiken e ketyre hajduteve ti nuk mund te drejtosh asnje automejt, nese nuk eshte ne pronesine tende, pavaresisht se je i pajisur me leje drejtime! Nje epitet kam per ju ndyresira: hajdute te neveritshem!” /CNA.al





Lajmet e fundit nga