web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi i organizuar/ Veliu takim me atasheun e FBI-së

28 Qershor 2018, 20:19, Aktualitet CNA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti atasheun e FBI-së Jack Liao, i cili mbulon Shqipërinë, Maqedoninë e Bullgarinë.

Veliu ka falenderuar z.Liao për bashkëpunimin ndërmjet Policisë shqiptare dhe FBI-së, ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Policisë së Shtetit.

Ai ka theksuar se Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar në luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Njëkohësisht Veliu njohu atasheun e FBI-së me reformën në Policinë e Shtetit dhe ndryshimet strukturore të bëra në funksion të përmbushjes së prioriteteve.

Veliu i ka kërkuar atasheut të FBI-së që të shihet mundësia e trajnimit të oficereve të Departamentit të Policisë Kriminale, nga ekspertë të FBI-së me qellim marrjen e eksperiencave më të mira në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe çështjeve që kanë të bëjnë me pastrimin e parave, hetimin e transfertave të vlerave monetare, etj.

Atasheu i FBI-së, vlerësoi punën e Policisë së Shtetit si dhe rezultatet e arritura në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Z.Liao shprehu gatishmërinë për të ofruar asistencë në trajnime për Policinë e Shtetit, si dhe të sjellë ekspertë për të asistuar punën e Departamentit të Policisë Kriminale.

Palet u dakordesuan të forcohet më tej ky bashkëpunim, duke avancuar deri në krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore, kur është e nevojshme, me qëllim rritjen e efikasitetit të luftës ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Po gjatë ditës së sotme, Z.Jack Liao, u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në fokus të këtij takimi ishte thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy agjencive ligj zbatuese, kjo edhe në vijim të çështjeve të trajtuara në takimin që Ministri Xhafaj zhvilloi me drejtues të FBI-se gjatë vizitës së tij në Uashington, në shkurt të këtij viti.





17:27 Aktualitet

“Babale” 2

Nga Mero BazeVëllai i dy personave të shpallur në kërkim për...

Lajmet e fundit nga