web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nxitja e lindshmërisë/ Ja sa përfitohet për lindjen e fëmijës së parë, të dytë, të tretë

28 Qershor 2018, 17:17, Aktualitet CNA

Duke qenë se lindshmëria e pakët përbën problem shqetësuar një serë vëndesh kanë hartuar legjislacione që të stimulojnë sjelljen në jetë të sa më shumë fëmijëve.

Problemi i “krizës” së pjellshmërisë nuk shtë prezent vetëm në vëndet perëndimore, por, vitet e fundit, veçanërisht pas rënies së komunizmit, lindjet e pakta kanë prekur edhe vëndet e Ballkanit, të cilat kanë shquar për pjellori në këtë pikë.

Midis të tilla vëndeve ndodhet edhe Serbia, e cila prej kohësh ka venë alarmin lidhur me pakësimin e lindjeve dhe rrezikun që një ditë shqiptarët e kosovarës të dominojnë Ballkanin nga që ata shquhen për lindjen e shumë fëmijëve.

Për të stimuluar pjellshmërinë, sikurse raportojnë mediat sërbe, sot Kuvendi i Serbisë ka miratuar ndryshime dhe plotësime në ligjin për përkrahje financiare të familjeve me shumë fëmijë, duke e kategorizuar shpërblimin financiar për prindërit.

Kështu, gjithmonë sipas medieve serbe, nga data 1 korrik 2018 është paraparë që prindërit për fëmijën e parë të marrin ndihmën afatshkurtër me shumën 100 mijë dinarë (rreth 900 euro), për fëmijën e dytë 10 mijë dinarë në muaj (rreth 90 euro), për fëmijën e tretë 12 mijë dinarë në muaj (mbi 100 euro) dhe për fëmijën e katërt 18 mijë dinar (mbi 170 euro).

“Këto shtesa për fëmijë do të jepen deri në moshën 10-vjeçare”, raportojnë mediat serbe.





Lajmet e fundit nga