web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I publikoi foton me vëllain e të kërkuarit për "Toyota-n" me miliarda lekë/ Balla nuk i shqitet Bashës

28 Qershor 2018, 15:54, Aktualitet CNA

Ndërsa në fundin e seancës së sotme plenare debatet janë ndezur sërish, këtë herë për shkak të projektligjit për Teatrin Kombëtar, kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, nuk i është ndarë Lulzim Bashës.

Pasi më herët gjatë seancës plenare Taulant Balla publikoi një foto të Lulzim Bashës me vëllain e një prej të kërkuarve për 3.4 milionë eurot e kapura në Durrës, para pak minutash Balla e ka thumbuar sërish Bashën. Teksa i tha se nuk ka gojë të flasë pr vjedhje se të gjithë e dinë atë që ka ndodhur me rrugën Durrës-Kukës, Balla i kërkoi Bashës shpjegime për foton me vëllain e të kërkuarit nga Policia.

Ndërkohë Lulzim Basha vijon të heshtë, dhe ende nuk ka një reagim zyrtar nga ai lidhur me këtë rast. /CNA.al





Lajmet e fundit nga