web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Rruga që u ndërtua me hapin e breshkës/ Aksi Lin-Pogradec, nxjerr “zbuluar” Qeverinë

17 Qershor 2018, 15:09, Aktualitet CNA

Aksi kombëtar LIN-Pogradec është një segment i rëndësishëm rrugor për juglindjen e vendit por rëndësi të veçantë ka edhe për turizmin.

Punimet në  këtë aksin kombëtar Qaf Thanë-Lin ?Pogradec  nisën përgjatë viteve 2011-2012, falë një investimi që shkonte afër 9.7 miliardë lekë të vjetra.

Punimet në këtë aks të rëndësishëm ishin parashikuar të përfundonin  në vitin 2013.

Por, me ardhjen e socialistëve në pushtet punimet u bllokuan dhe rruga mbeti në gjendje të mjerueshme. Punimet u ndërprenë për një afat të gjatë dhe më pas u ribë një projekt, i cili nuk kishte asnjë ndryshim nga thelb nga  projekti fillestarë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar  hapi sërish një  tenderin për ndërtimin e 17 km të mbetura të këtij segmentit LIN-Pogradec,  konkretisht nga kilometri i 4-t deri në kilometrin e 21-të, me vlerë 1 miliardë lekë, pa përfshirë vlerën e TVSH.

?Segmenti Lin-Pogradec përfshin Lotin 2 dhe Lotin 3 të aksit nacional Qafë Thanë ? Lin ? Pogradec, nga km 4-t në  km 21+050, segment i rikonstruktuar së fundmi bazuar në kontrata të vitit 2011-të dhe 2013-të por që ka nevojë për riasfaltim, gjelbërim, sinjalistikë, nënkalime, etj?, njoftoi ARRSH në vitin 2017.

Paraprakisht, me ndërprerjen e punimeve u shkatërrua kapaciteti turistik i zonës dhe shembën të gjitha lokalet buzë liqenit  të Pogradecit dhe nën rrënoja përfunduan me dhjetra restorante dhe hotele.

Në finale, kostoja e shkatërrimeve shkoi të paktën gati 10 milion euro. Kjo pasi pronarët u dëmshpërblyen, për shembjen e  pronave të tyre.

Gjithsesi edhe pse ato  u shembën me justifikimin për të liruar vijën e liqenit  nga LIN-i  deri në hyrje të qyetetit të Pogradecit , kostoja  e ndërtimit të rrugës u trefishua.

Nga rreth 7 milion euro ka shkuar rreth 20 milion euro, ndoshta edhe shumë më tepër, por shifrat mbahen shumë diskrete  nga Qeveria Shqiptare.

Dhe nga atëherë dhe deri më sot , Qeverisë shqiptare iu desh të paktën 5 vjet   që të ndërtonte me shpejtësinë  e breshkës këtë aks nacional.

Në fotot e mëposhtme që po sjellim  shihet se ka filluar vijëzimi, pra rruga është drejt finalizimit.

Sezoni turistik e gjen Pogradecin me rrugë të përfunduar.

Qeveria ? Rama 2?  këtë mund ta ketë rrugën e parë nacionale që përfundon.

Një rrugë kjo e nisur në kohën e ?Qeverisë Berisha?,  e cila duhej  të kishte përfunduar kohë, më parë, por  me hapin  dhe shpejtësinë  breshkës, pas pesë vitesh mezi përfunduan gati 17 km rrugë, pra me një ritëm mesatar 3.5 km në vit.

Kjo është nga të vetmet rrugë   si aks nacional që ka përfunduar në Shqipëri. Me këtë logjikë, me 3.5  km në vit, rrugët e Shqipërisë , me ritmin që ka Qeveria Shqiptare do ta mbarojnë në vitin 3030.





Lajmet e fundit nga