web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhduket në serbi gazetari/ Policia gjen veturën e parkuar me dyer të hapura

14 Qershor 2018, 15:58, Aktualitet CNA

Dëshmitarët okularë të vendngjarjes kanë thënë se vetura e gjetur nga Policia serbe i kishte dyert e hapura. Po ashtu e hapur ishte edhe drita e kabinës. Afër veturës është gjetur një orë dore e cila kishte rripin e këputur…

Sikurse kanë raportuar medit serbe gazetari, Stefan Cvetkoviq, nga Bela Crkva është zhdukur mbrëmjen e kaluar. Lajmin e ka konfiruar edhe burime të agjencisë së lajmeve “Beta”, të cilat i janë referuar atyre zyrtare.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se gjatë natës së shkuar Policia ka gjetur veturën e parkuar e cila mendohet të jetë e gazetarit të zhdukur Cvetkoviq. Më pas kanë filluar edhe kërkimet për të.

?Në stacionin policor është bërë e ditur që në rrugën e Beogradit në Bela Crkva është gjetur një veturë e parkuar e tipit volsvagen ?Polo? e cila kishte të hapur derën nga ana e shoferit si dhe dritën e ndezur brenda kabinës së veturës. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku më pas është konstatuar se vetura i përket gazetarit Cvetkoviq, e cila në fakt është në pronësi të babait të tij?, bëhet e ditur në deklaratën e ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Serbisë, të sjellë në shqip nga “Rel”.

Ndërkohë, sipas “Express”-it:  sot në Krushevc presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka komunikuar se Policia po heton në mënyrë intensive të gjitha rrethanat e këtij rasti. Gazetari Cvetkoviq ka qenë duke hetuar rastin e vrasjes enigmatike të politikanit serb Oliver Ivanoviq, çfarë edhe hedh dyshime të forta rreth një rrëmbimi të mundshëm për motive profesionale.





Lajmet e fundit nga