Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kosova nuk ka frikë nga ligji dhe drejtësia. UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, prandaj Gjykata Speciale i jep Kosovës një mundësi tjetër për të dëshmuar përgjegjësinë e saj si shtet. Kështu thotë Presidenti Hashim Thaçi në intervistën ekskluzive që botohet sot nga gazeta prestigjioze austriake Die Presse.
Përsa i përket dialogut me Serbinë, ai ka theksuar se ?dialogu nuk është një lojë boksi, ku fiton vetëm njëra pale, por sipas tij ?do të duhet të këtë një situatë ?win-win? për të dyja anët, transmeton RTKlive.
Gjatë vizitës suaj më të fundit në Vjenë, e takuat zëvendëskancelarin, apo ndonjë politikan nga FPÖ?
Thaçi: Kisha një takim ekselent me kancelarin Sebastian Kurz dhe kam mundur të flas edhe me presidentin Alexander Van der Bellen. Më herët e kam takuar në Prishtinë Ministren e jashtme Karin Kneissl in Prishtina. Në tre dekadat e fundit, Kosova e ka pasur gjithmonë mbështetjen e spektrit politik austriak dhe për këtë jam falënderues.
-E shtrova pyetjen, sepse kohëve të fundit nga FPÖ-ja kanë ardhur sinjale për kontestimin e mëvetësisë shtetërore të Kosovës.
Thaçi: Jam i vetëdijshëm se ka pasur të tillë zëra. Megjithatë, me rëndësi është se në mbështetjen e shtetit të Austrisë për Kosovën nuk ka ndryshuar asgjë. Austria edhe më tej angazhohet për perspektivën evropian të shteteve të Ballkanit dhe ne shpresojmë se përmes udhëheqjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Austria, do të krijohet edhe një dinamikë më e madhe për këtë.
-A pati mbështetje të mjaftueshme për ambiciet evropiane të Kosovës në Samitin e fundit në Sofje?
Thaçi: Ishte samiti i parë i këtij lloji ku Kosova u prezantua si shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo u përshëndet nga të gjithë. Natyrisht, aty u bë e qartë edhe një herë se Kosova ashtu dhe vendet tjera të Ballkanit duhet t?i kryejnë detyrat e shtëpisë dhe të vazhdojnë me reforma nëse duan anëtarësim në Bashkimin Evropian.
-Por Spanja dhe ish kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ishte kundër pjesëmarrjes së Kosovës dhe nuk ishte në samit. Madridi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të problemeve vetjake me rajonet si Katalonia. A e rrezikon ky qëndrim rrugën e Kosovës për në BE?
Thaçi: Edhe Spanja ishte e përfaqësuar në samit edhe pse në një nivel tjetër. Deklarata përfundimtare është përkrahur nga të gjithë dhe është respektuar pjesëmarrja jonë. E kuptoj që kjo është një temë e rëndë për Madridin, por çdo krahasim midis Spanjës dhe Serbisë së Millosheviqit si dhe të Katalonisë me Kosovën është i gabuar. Unë kam respekt të plotë për traditën demokratike të Spanjës. Në Kosovë ka pasur gjenocid të kryer nga Serbia. Spanja për ne është një vend mik.
-A po bënë BE-ja mjaftueshëm në Ballkan? Atje gjithmonë ka lojtarë të tjerë, si Rusia dhe Turqia.
Thaçi: Unë jam shumë i gëzuar që jam president i një vendi, popullata e të cilit është më proevropiane dhe proamerikane në rajon. Në të njëjtën kohë shpreh keqardhjen që në jemi vendi më i izoluar në Evropë. Për Rusinë është thuajse e pamundur të luajë ndonjë rol në Kosovë. Sidoqoftë, ne nuk e shohim Rusinë si armik. Politika e Moskës më shumë ka të bëjë me solidaritetin për Serbinë se sa me kundërshtimin e Kosovës. Unë pres që Kosova të njihet edhe nga Rusia. Me këtë veprim Rusia do t?i ndihmonte Serbisë të çlirohej nga mitet e rrejshme
-Po si është puna me Turqinë?
Thaçi: Shumica e popullatës në Kosovë është myslimane, por në të njëjtën kohë, ata janë popullata më proevropiane në Ballkan. Islami në Kosovë është evropian. Kosova është vend sovran që i merr vetë vendimet për gjithçka.
-Kohëve të fundit ka pasur një lloj mllefi pasi auroitetet deportuan në Ankara shtetasit truq që konsideroheshin gjoja si ithtarë të Gylen-it.
Thaçi: Ku ka qenë një rast i izoluar. Në këtë rast ka ndodhur një keqkuptim i procedurave teknike. Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë më kurrë.
-Ka ngecje në dialogun me Beogradin. Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në muajin mars u arrestua në veri të Kosovës dhe më pas u dëbua.
Thaçi: Rasti Gjuriq ishte i panevojshëm të ndodhte. Ky ishte në fakt një provokim i autoriteteve të Serbisë. Ne ishim në një pozicion kur ose duhet të reagonim, ose të pranonim shkeljen e sovranitetit të vendit tonë. Ato pamje nuk i kanë shërbyer Kosovës dhe diçka e tillë më nuk do të përsëritet. Prandaj, ne duhet të startojmë përsëri dialogun me Serbinë.
-Si do të rrjedh?
Thaçi: Në samitin e Sofjes jemi marrë vesh me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq se arritja e një marrëveshjeje nuk ka alternativë. Dialogu është proces i vështirë i cili do tu shkaktojë kokëçarje të gjitha palëve. Por kjo nuk është një lojë boksi ku fiton vetëm njëra palë. Do të duhet të këtë një situatë ?win-win? për të dyja anët. Ne duam njohje të ndërsjellë. Nëse tani nuk e shfrytëzojmë shansin për një zgjidhje, do të humbin edhe një dekadë tjetër pastaj. Në një rast të tillë do të na mallkojnë fëmijët tanë. Për ne është me rëndësi që procesi të startojë kur Austria të marrë udhëheqjen e Presidencës së Bashkimit Evropian.
-Ju keni kritikuar në fillim formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë. Po tani?
Thaçi: Nuk do të kisha thënë se kam qenë kritik. Unë kam udhëhequr vetë bisedimet me komunitetin ndërkombëtar për ngritjen e Gjykatës Speciale. Ne nuk kemi frikë nga ligji dhe drejtësia, sepse nuk kemi çfarë të fshehim. Ushtria Clirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë. Unë nuk mund të them se çdo ushtar ka qenë një engjëll, por çështja jonë ka qenë e drejtë. Gjykata Speciale i jep Kosovës një mundësi tjetër për të dëshmuar përgjegjësinë e vet si shtet.
-Qarkullojnë zëra se lista e të akuzuarve përfshinë 20 persona të rangut të lartë. Thuhet se edhe emri juaj do të jetë në këtë listë?
Thaçi: Unë nuk kam informacione për këtë. Kjo është çështje e drejtësisë. Në fakt unë nuk dëshiroj të komentojë spekulime të tilla.
Presidenti Meta ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar si...
Anëtari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Le...
Partia Socialiste, 27 vjet pas krijimit të saj e sheh veten,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar një...
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashkë me ministren...
Në dëgjesën që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reag...
Nga selia e Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku k...
Universitetet private në Shqipëri, të cilat dolën si kërpudh...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaij është duke zhvi...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon sot një dë...
Kryebashkiaku i Tiranës është sulmuar me vezë paraditen e so...
Gara midis universiteteve private dhe atyre publike, në këto...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me koordin...
Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova ka dalë sot p...
UET (Universiteti Europian i Tiranës) i reklamuar si një his...
Uniformat blu kanë vënë në pranga dy punonjës farmacie, pasi...
Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela nuk është mja...
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka filluar të sfido...
Dje u nda nga jeta Perikli Dhales, futbollisti virtuoz dhe n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...