Takimi SHBA-Koreja e Veriut/ Zbardhet deklarata e plotë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, dhe Kry...
Sikur sot shqiptarët t’i ftoje në një referendum mbi prishjen apo jo të Teatrit Kombëtar, me siguri që do fitonte po-ja. Kjo për shumë arsye. Por më kryesorja është ajo dashuri delirante që kemi me veten dhe njëshin për inat të njëri-tjetrit.
Kjo na ka çuar në një bindje absolute sa nuk bëjmë dot dallimin midis godinës dhe historisë. Jo rastësisht shumica dërrmuese e web-ve tona e trajton çështjen si materialet inerte, si çështje amorfe, godina etj. Nuk thonë teatri, jo teatri… por godina. Në fakt është një dallim i madh, një dallim esencial. Por ne nuk e bëjmë dot. Nuk duam ta dallojmë. Mjafton të shikosh në web-et e majta se si i vërsulen përshembull aktorit Bujar Asqeriu. Një shpurë përbuzjesh e urrejtjesh edhe pse pak ditë më parë shqyem eurovizionin apo sheshin e legenëve aty në Tiranë, për Ermalin dhe Rita Orën.
Dikush mund të thotë, po atëherë përse heziton Edi Rama? Ka frikë nga Bujari apo Roberti? Asesi! Janë akoma pa u rakorduar mirë marrëveshjet me partneritetin privat. Marrëveshjet e përqindjeve, apo konçesionarët 99-vjeçare. Kur ta kuptoni se sa i madh është rryshfeti, apo njëfarësoj rrogëtimi 99-vjeçar i pinjollëve, nga këto ndere, e për më tepër me paratë e juaja. Ju prapë xhepat bosh do t’i keni, xhepat bosh e gojën plot përbuzje karshi Bujarit e ndonjë tjetri. Megjithëse u pëlqen t’i bëni share në fb recitimeve të tilla si, koha e maskarenjëve apo ah moj demokraci. Jemi një absurditet histerik, ku një histori gati tetëdhjetëvjeçare e fshikullojmë me pështyma. Po edhe sikur të jetë godinë e amortizuar, nuk ka asgjë. Megjithëse nuk është, pasi e kanë ndërtuar italianët, ata që akoma kanë objektet e tyre në një moshë me Krishtin. Amartizimi është një preteks për shitjen sa më lirë. Për nxjerrjen jashtë funksionit. Lojë e mrekullueshme e shushunjave. Megjithatë nuk është godina, por historia. Ajo që ne e vrasim për ditë me një gëzim idjotësh. Të tillë jemi.
Tek sa dilja mbrëmë nga një fabrikë ku prodhoheshin monedhat, qindarkat, në Denver të Colorados. Më mbeti në mëndje figura prej kauboji e një nënpunësi, diku ndanë stendave të monedhave e të tjera. Një fabrikë gati dyqindvjeçare, një nga ato dhjetë që janë të liçensuara e kontrolluara nga shteti amerikan për prodhimin e qindarkave. Por që paralel organizonte dhe ture për turistët,të shikonin me sytë e tyre se si shkrihej, pritej e konturizohej qindarka.
Me një devizë, të mbajmë gjallë historinë tonë. Një histori që kish filluar me shkëmbimet e sendeve, mënyrat e para, midis europianëve dhe indianëve. Ashtu kishte filluar ekonomia e këtij vendi. Kur dikush e pyeti ciceronin në lidhje me kaubojsin tek dera, ajo e përgjigj. Eshtë përfaqësues i dështimit tonë. Po çfarë vidhte, qindarka? – e pyeti një tjetër. Jo, u përgjigj ajo, metal të çmuar. Për gati 14 vjet… deri sa në fund kish grumbulluar një vlerë e barabartë me gati 60 milion dollarë sot. Kurse ne i bjem shkurt.
Megjithëse historia e teatrit tonë është tërësisht ndryshe, jo një dështim, por shkëlqim. Po ne nuk na intereson vetvetja, nuk na ha fare meraku për çfarë arritëm. Mjaft të pasurojmë Ramën e shoqërinë e tij, mjaft të rrugëtojmë sojin e tij përmes konçesionarëve e pp-ve. E bëm këtë me shtëpinë e Ismail Qemalit, sa sot i falemi një maketi që nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin historik. Bëjeni edhe këtë krim të radhës dhe dilni në rrugë e i varni në litar artistët tuaj. Pastaj vrituni për Ramën e shokë, vrituni për anadollakët e fondamentalizmit se prosperitieti juaj është vetëm dështimi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, dhe Kry...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-kryeministri Berisha vijon publikimin e denoncimeve ndaj...
Pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha se papunësi...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim ...
Policia e Tiranës ka proceduar 25 të rinj që morën pjesë në ...
Dekani i Fakultetit të Shencave Humane, Albert Riska është l...
Ditëlindja e kryetarit sigurisht që është një ngjarje e “mad...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka hedhur pas krahëve aku...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima thotë se nuk ka ...
Kreu i PD –së Lulzim Basha, në një dalje për mediat ka komen...
Anëtari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Fa...
Nga Enkel DEMI*Drejtori i gazetës “Mapo”, zoti Ervis Iljazaj...
Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar Partinë Socialiste pë...
Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, nga një...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pret Zëvendësministren e...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë t...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka reaguar në li...
Qeveria do të zhvendoset në Durrës. Kaosi që është krijuar n...
Që ushqimet që hamë nuk janë të sigurta këtë e dimë, mirëpo ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...