web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surprizë! Beyonce dhe Jay-Z qenkan martuar sërish në prani të fëmijëve

7 Qershor 2018, 20:40, Lifestyle CNA

Beyonce dhe Jay-Z kanë nisur turin e tyre muzikor ?The Run II? dhe sapo publikuan surprizën  e parë për fansat.

Përmes një video që ata transmetuan gjatë koncertit në Cardiff, çifti shfaqej në altar të veshur me të bardha, ndërkohë që i shoqëronin edhe binjakët e tyre Rumi Carter dhe Sir Carter, si dhe vajza e tyre më e madhe Blue Ivy.

Pamjet u transmetuan gjatë performancës së këngës ?Forever Yong?, por  Beyonce dhe Jay- Z nuk i komentuan aspak.

Beyoncé & JAY-Z renewed their vows together with Blue and The Twins ?? ?#OTRII #Cardiff pic.twitter.com/MlPnV8lo0L

? On The Run II (@OTRIITour) June 6, 2018

Menjëherë fansat nisën postimet në rrjetet sociale se ata kanë bërë ribetimet e martesës së bashku me vogëlushët e tyre, pa njoftuar askënd, shkruan ?Eonline?.

 

Real Love #OTRII #Cardiff pic.twitter.com/ZINKRa6YkK

? On The Run II (@OTRIITour) June 6, 2018

Çifti festoi pervjetorin e 10-të të martesës në muajin Prill. Ata lidhën kurorë në vitin 2018, në një dasmë intime larg syrit të medias.





Lajmet e fundit nga