web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Çfarë nuk u pa nga parlamenti/ Ministrat “kokë me kokë”, Rama në tension

7 Qershor 2018, 11:03, Aktualitet CNA

Punimet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, sërish janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta.

Që në nisje të seancës, kryeparlamentari Ruçi njoftoi ndërprerje të punimeve për shkak të tensionit që e shoqëroi që në fillim.

Pas dy ndërprerjesh për shkak të tensioneve, fjalën e mori kreu i PD, Lulzim Basha. Në përfundim të minutazhit të caktuar, Ruçi i ka ndërprerë fjalën dhe kjo ka mjaftuar që opozita të bllokojë foltoren e Kuvendit.

Ndërkohë seanca vijoi mes kaosit dhe tensionit. Pr.ligjet e rendit të ditës u miratuan vetëm me votat e mazhorancës, dhe ndërkohë opozita vijoi komunikimin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Por, në seancë në disa momente ministrat e Ramës janë shfaqur duke biseduar ?kokë me kokë?, ndërsa kryeministri Rama edhe pse në shumicën e rasteve ruan qetësinë, sic duket nga fotot e mëposhtme, në disa momente ka shfaqur shenja tensionimi.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme:





Lajmet e fundit nga