web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike/ Humb jetën fëmija 3 vjeç, piu ujë me helm

6 Qershor 2018, 16:10, Aktualitet CNA

Një ngjarje tragjike mësohet të ketë ndodhur në fshatin Tre Urat në Lushnjë, ku një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën, pasi ka konsumuar ujë me helm.

Sipas të dhënave të policisë, mësohet se vajza 3 vjeçe H.K. kishte shkuar te gjyshërit e saj. Burimet zyrtare saktësojnë se e vogla ka pirë ujë në shishe me insekticide.

Ndonëse ajo është dërguar me urgjencë në spital, ajo nuk mundi të shpëtojë.

Materialet u referuan për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme. /CNA.al





Lajmet e fundit nga