web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“La” Arta Markun mes zjarrit dhe tymit?/ Ndizet “alarmi”, Olsian Çela i zhytur në borxhe

5 Qershor 2018, 10:20, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda, është institucioni i cili si asnjëherë më parë,  është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

Kjo për arsye të çështjeve që ata kanë nën hetim. Opinioni publik pret nga prokurorët e Krimeve të Rënda që të çojnë pas hekurave politikanët e inkriminuar.

Mirëpo duket se procesi i Vettingut ua ka ?lidhur duart? shumë prej prokurorëve të kësaj Prokurorie.

Duke mos ditur se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre profesionale, jo vetëm për shkak të Vettingut, por edhe për shkak të krijimit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorët janë të përfshirë në kaos.

Të parët që  janë skeduar nga Vettingu janë prokurorët  Dritan Prençi dhe Gentjan Osmani, të cilët referuar nga ajo çfarë kanë deklaruar pranë ILDKPI ?së, duket se do ta kalojnë me sukses këtë proces.

Në vijim të publikimit të pasurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve, nën optikën e CNA.al do të kalojë prokurori Olsian Çela.

Ky i fundit ndryshe njihet dhe si miku i ish-kryeprokurores Ina Rama, e cila e emëroi edhe në krye të Krimeve të Rënda, përgjatë viteve 2008- 2012.

Çela është prokurori që ka hetuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend.

Disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi ?Kompas?, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja ?Xibraka?, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Në fund të vitit që shkoi, emri i prokurorit Olsian Çela u lakua, si kandidati më potencial edhe për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm. Udhëheqja socialiste duket se e ka të preferuar prokurorin Çela.

Çela zyrtarisht, nuk ka folur asnjëherë për këtë gjë, por ajo që dihet tashmë nga mbarë opinioni publik, është se një tjetër, që thuhet se është e preferuara e mazhoranës u zgjodh mes zjarrit dhe tymit në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

A ia liroi qëllimshëm Çela, rrugën e ?luftës? Arta Markut? Përgjigjen e kësaj pyetje, do ta japë koha.

Nëse i referohemi aspektit pasuror, nga njëra anë ndizen dritat e alarmit se prokurori Çela është në borxhe, nga ana tjetër edhe pse me një pagë ai arrin të kursejë.

Do të ishte mirë që këta prokurorët kursimtarë të shkruajnë ndonjë libër mbi skemën e kursimit. Në këtë mënyrë do të kontribuonin jo vetëm në drejtësi, por do t?i ndihmonin qytetarët që të bëheshin më kursimtarë.

Gjithsesi nga ajo që ka deklaruar në pasuri, Çela duket se do ta kalojë me sukses Vettingun.

Pasuria e deklaruar nga prokurori Olsian Çela

Pakësuar kursimet në lekën të realizuara nga të ardhurat e vitit 2015 në masën 100 për qind. Shuma e pakësuar është 350 000 lekë.

Shtuar kursimet në lekë nga të ardhurat e vitit 2016, realizuar nga puna si prokuror dhe ekspert në Shkollën e Magjistraturës 80323 13 lekë në llogarinë rrjedhëse të pagës, ndërsa pjesa tjetër cash. Shuma e shtuar është 300 000 lekë.

Të ardhura nga rroga dhe shpërblime në shumën 1 610 423 lekë.

Të ardhura si ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës 71 125 lekë.

Vazhdon detyrimi për shumën e mbetur  prej 1 700 000 lekë të marrë hua në vitin 2011 nga dy persona në shumat 900 000 dhe 800 000 lekë. Detyrimi i pashlyer në vitin 2017 është 1 700 000 lekë.

Shlyer plotësisht huaja ndaj personit të tretë për huanë e marrë në vlerën 700 000 lekë. Burimi i parave për shlyerjen-350 000 lekë kursimet e vitit 2015  dhe 350 000 lekë nga të ardhurat e  realizuara në vitin 2016.

 

 





Lajmet e fundit nga