web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kamioni bie në humnerë nga 100 metra lartësi/ Policia zbardh ngjarjen

31 Maj 2018, 18:02, Aktualitet CNA

Një ditë më parë u raportuar se një kamion i kompanisë ndërtuese të HEC-it të Moglicës kishte rënë në humnerë nga një lartësi 100 metra.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka zbardhur detaje të reja, ku thuhet se kamioni është hedhur në humnerë me vetëdije, për shkak se shtetasi B.K. 28 vjeç, banues në Maliq, kishte marrë lajmin për largim nga puna.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Në vijim të informacionit paraprak datë 30.05.2018, ju bëjmë me dije se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bledar Kastrioti, 28 vjeç, banues në Maliq.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 277, 273 e 150 të Kodit Penal. /CNA.al





Lajmet e fundit nga