Euro sërish rekord të ri në tregun vendas/ Ekspertët: Pritet rënie e mëtejshme
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të u...
Call Center-at ?kambiste? që fshehin pas vetes brokera fantazmë e veprojnë si skema mashtruese, mund të kthehen në një problem kombëtar. Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, tha se nga ana e institucionit që ai drejton janë nisur shkresa drejt një sërë institucioneve të rëndësishme në vend për të bashkërenduar një plan veprimi.
?Kemi pasur informacion që operojnë të tilla shoqëri, sidomos në tregjet e huaja, sa i përket shitjes së produkteve financiare. Nëse ata janë të licencuar nga broker të Bashkimit Europian, kjo është një gjë pozitive se të paktën janë të kontrolluar. Problemi qëndron nëse ata janë broker fantazmë dhe qytetarët mund të përfshihen.
I kemi shkruar Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Shërbimit Informativ të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të pastrimit të Parave. Kam bere takime dypaleshe dhe kam kërkuar nga SHISH që të na japë emrat e kompanive. Duke qenë se institucioni ynë nuk kishte certifikatë sigurie për të marrë informacion të klasifikuar që jepet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kemi kërkuar dhe jemi në fazën përfundimtare për të marë informacion nga SHISh por duhet të kemi një plan veprimi konkret me gjithë institucionet.
Problemi i këtyre shoqërive është që ata më shumë marrin shtetas të huaj dhe nesër mund të kthehet në një problem kombëtar sepse mashtrohen qytetarë të huaj. Kjo mund të kthehet problem edhe nga institucionet ndërkombëtare nëse shërbejnë për pastrim parash? tha Koçi.
Shqetësimi për operimin e Call Center-ave jotipikë që operojnë për shitje produktesh financiare ka të paktën dy vite që po lakohet gjerësisht.
?Monitor? ka shkruar vazhdimisht që kompanitë që ofrojnë shërbimin forex dhe binary option (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë) kanë filluar të përhapen gjerësisht dhe në Shqipëri, teksa operatorët e call center, u goditën nga viti i kaluar goditur nga shtrëngimi i rregullave për delokalizimin nga qeveria italiane, dhe u detyruan të diversifikohen në këtë drejtim.
Bazë mbetet Qipro. Aktorët e tregut pohojnë se janë mbi 50 operatorë që tashmë e ofrojnë këtë shërbim (marrin në telefon klientët potencialë dhe i orientojnë për këto forma investimi), nga të cilët vetëm 3 janë të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Për momentin autoritetet mbikëqyrëse nuk duken shumë të shqetësuara nga ky fenomen, pasi tregu i synuar për ta mbeten klientët jashtë vendit, jo ata shqiptarë, pra janë të huajt që rrezikojnë të humbin paratë. Gjithsesi, edhe në Shqipëri qëndron fakti që askush nuk i mbron klientët nëse ata humbin në këto forma investimi./ Monitor
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të u...
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të u...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm sot në...
FMN lajmëron se Shqipëria nuk ka mundur të mbajë angazhimet ...
Në vijim të diskutimit mbi aplikimin e Metodogjisë së re të ...
Kanë kaluar më shumë se 20 vite që kur firmat piramidale fal...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raportoi se ...
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një takimi me bizn...
Kush nuk do të paguajë siguracionet e makinës, përveç dënimi...
E keni menduar ndonjëherë se kjo verë mund të jetë një filli...
E keni menduar ndonjëherë se kjo verë mund të jetë një filli...
Banorët e Tiranës nuk ngurrojnë për të marrë një hua, si për...
Maersk Grup, linja më e madhe e anijeve të kontenierëve në b...
Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kët...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një int...
Në Shqipëri ishin kontribuues ne skemën e sigurimeve shoqëro...
Ndonëse bankat raportuan se do të shtrëngojnë kushtet e kred...
Pengesat në ambientin e biznesit i krijojnë ndërmarrjeve shq...
Qeveria është duke shqyrtuar 3 variante për të ndryshuar pra...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin e falim...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...