Ç’ti shtoni kafesë për ta bërë më të shëndetshme!
Një ditë e mirë nis me kafe…e drejtë? Mirëpo përdorimi i për...
Zhdukja e vetullave tregon në problemet me gjëndrat tiroide, sytë e ?lagësht? paraqesin infeksione, të bardhët e syve me ngjyrë të verdhë për problemet me mëlçinë, ndërsa ndjeshmëria në dritë çrregullimet në imunitet.
Romantikët pohojnë që sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa mjekët që zbulojnë gjendjen shëndetësore. Oftalmologët në retinën e syrit mund të gjejnë dhe diagnostikojnë një spektër të gjerë të sëmundjeve, nga diabeti, sëmundja e mëlçisë e deri te sëmundjet kardiovaskulare.
?Kontrollet e rregullta janë të rëndësishme, sepse shenjat e para të sëmundjes mund të vërehen para se të shfaqen simptomat. Shumica e sëmundjeve mund të detektohet me pajisje profesionale e cila mundëson kontroll komplet?, shpjegon Larry Benjamin nga Kolegji Mbretëror i Oftalmologjisë.
Shëndetin e syve përveç kontrollit e ruan edhe ushqimi i balancuar. Hulumtimet tregojnë që ushqimi i pasur me karotenoide reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e syve si pasojë e plakjes. Ushqimet e pasura me antioksidantë si spinaqi, lakra dhe lakra e gjelbër po ashtu ruajnë shikimin.
Ushqimi i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të njohura si vitamina për sy, reduktojnë rrezikun nga katarakti ose pëlhura në sy. Gjenden në brokoli, misër, bizele, panxhar dhe kungull të njomë.
Ilaçi më i mirë për sytë e lodhur janë boronicat, ndërsa kajsitë, të pasura me betakarotene dhe likopenë, mund të ndihmojnë edhe në shërimin e disa sëmundjeve të syve.
Bebëzat e çrregullta ? Bebëzat përndryshe janë simetrike, të njëjta në madhësi dhe reagojnë në mënyrën e njëjtë në kontakt me diellin. Në rastin kur njëra bebëz është më e madhe ose më vogël se tjetra mund të tregojë për një problem mjekësor.
Ekspertët pohojnë që njerëzit me bebëza të ndryshme kanë rrezik më të madh nga sulmi në tru, tumori në tru ose aneurizmi.
Sytë e thatë të ndjeshëm në dritë ? Nëse sytë tuaj janë gjithmonë të thatë dhe të ndjeshëm në dritë, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimit kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur sindroma Sjorgen, i cili dëmton funksionimin e gjëndrave në sy dhe gojë.
Kjo sindromë më së shpeshti prek femrat në të 40-at me sëmundjet autoimune si artriti reumatoid dhe lupusi. Përveç kësaj sytë e thatë shpesh janë edhe tek femrat në të 50-at për shkak të ndryshimeve hormonale, pohon Benjamin.
Sytë e mjegulluar ? Shikimin e turbullt dhe retinën e mjegulluar i shkakton mjegullimi i thjerrëzës brenda syrit, ndërsa problemi mund të zgjidhet me një operacion të thjeshtë.
Kjo sëmundje është karakteristike për njerëzit më të moshuar, ndërsa tek të rinjtë më se shpeshti është efekt anësor i diabetit, tumoreve dhe ilaçeve.
Kruajtja ? Sytë dhe zona rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme në infeksione dhe alergji. Kruajtja e syve më së shpeshti është pasojë e alergjive në pluhur, qimet e kafshëve shtëpiake por edhe grimcave të ajrit.
Nëse sytë i keni të fryrë kjo mund të jetë shenjë e mungesës kronike të gjumit. Gjatë gjumit lëngu natyral rrjedh nëpër trup, por mungesa e gjumit shkakton mbajtjen në zonën rreth syve, për ç?shkak edhe sytë janë të fryrë dhe të kuq, shpjegon Benjamin.
Unaza gri ? Nëse rreth iridës shfaqet unaza gri, kjo mund të jetë shenjë e arcus senilis, respektivisht në kolesterol dhe trigliceride të larta, acide yndyrore nga gjak, të cilat lidhen me rrezikun më të madh nga sëmundja e zemrës dhe sulmi në tru.
Zhdukja e vetullave ? Është shumë normale që vetullat të rrallohen me kalimin viteve, por zhdukja e një pjese të vetullës është shenjë që ka probleme me gjëndrat tiroide, hipertireozë (tiroidet shumë aktive) ose hipotireozë (puna e reduktuar e tiroideve).
Sytë duken të lëngshëm ? Sytë e tillë tregojnë për infeksion, më së shpeshti atë virusal, por nëse syri duket ngjitës, fjala është për infeksion bakterial.
Nëse ju turbullohet edhe shikimi, kjo mund të sugjerojë në sindromën e shikimit kompjuterik, respektivisht stresit të rritur për shkak të kontrastit të dobët të ngjyrave në kompjuter.
Tufëzat e verdha ? Ksantelazma ose pjesët e verdha në kapakët e syve paralajmërojnë që niveli i kolesterolit në gjak është shumë i lartë.
Përveç kësaj, hulumtimet e mëparshme kanë vërtetuar që meshkujt me ksantelazmë kanë rrezik më të lartë nga sëmundjet e zemrës.
Sytë e skuqur ? Sytë e skuqur dhe enët e pëlcitura të gjakut janë shenjë e tensionit të lartë i cili rrit rrezikun nga sulmi në tru.
Sytë e verdhë ? Nëse e bardha e syve është e verdhë në vend se e bardhë, siç edhe duhet të jetë, kjo mund të jetë shenjë e verdhëzës, problemeve me mëlçi dhe tëmth.
Mënyra më e lehtë që të shikohet më të vërtetë gjendja e organizmit janë analizat e gjakut.
Një ditë e mirë nis me kafe…e drejtë? Mirëpo përdorimi i për...
Një ishull i largët brazilian në Atlantik, në të cilin është...
Legjenda thotë: Besohet se çdo shtëpi ka gjarprin e vet. Ata...
Aktiviteti shpërthyes i Kilauea, vullkanit që gjendet në ish...
Si sot në vititn 1310 janë prodhuar këpucët e para për të dy...
Mund të duket e çuditshme por parametrat jetësor të pacientë...
Për shekuj, hudhrat janë përdorur si një ilaç natyror. Atlet...
Dasma e djeshme mbretërore në Britani ka rikthyer edhe njëhe...
Një e sapodiplomuar irlandeze rindezi debatin e armëmbajtjes...
Wikipedia është një botë virtuale ku mund të hulumtosh dhe t...
Një studim i ri tregon lidhje shqetësuese mes spermës dhe or...
Interneti na njeh me shumë truke dhe këshilla për çdo proble...
Gratë shpenzojnë një kohë të parashikuar prej 104 orësh në j...
Ari është një biznes fitimprurës, e në veçanti në Dubai, edh...
E mbani mend fustanin e famshëm që disa e shikonin blu me të...
Të gjithë kanë dëgjuar për brazilianet dhe bukurinë e tyre n...
Për të gjithë ju të apasionuarit pas horoskopit, dhe për ju ...
Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me jo p...
Doni të jeni të suksesshëm? E kush nuk do fundja fundit.Tani...
Kur njerëzit që ke përreth kanë të njëjtat shije si ti, nuk ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...